leoni

Renovimi i objekteve shkollore në Komunën e Deçanit po vazhdon përderisa në disa prej tyre ai ka përfunduar

Drejtori i Drejtorisë komunale të Arsimit në Deçan Qazim Maloku me bashkëpunëtorë kanë inspektuar  punimet në shkollat të cilat janë duke u rinovuar dhe ato të cilat tashmë kanë përfunduar renovimin. Duhet theksuar se këto renovime po behën nga Institucione të ndryshme në bashkërendim më nivelin komunal –kryetarin e komunës Bashkim Ramosaj si dhe nivelin qendrorë  gjegjësisht ministrat respektiv dhe kryeministrin Ramush Haradinaj. Ministria e Zhvillimit Ekonomik është në përfundim të disa shkollave duke e implementuar  projektin ,,Efiqiencës së Energjisë ‘’ në SHFMU ,,Bajram Curri” në Strellc të Epërm ,SHFMU,,Sylë Alaj” në Dranoc, SHFMU,,Maxhun Çekaj” në Irzniq, e cila pritet deri në fund vit të përfundoi ndërsa SHFMU ,, Dëshmorët e Kombit” në Strellc të Ulët është financim i Komunës së Deçanit gjegjësisht e përzgjedhur nga kryetari i komunës .Bashkim Ramosaj si grand i fituar nga MAPL-ja në performancën e komunës së Deçanit në të cilën po behën renovime tejet të rëndësishme të cilat po ashtu kanë efektin e ruajtjes së energjisë si dhe disa renovime të hapësirave të brendshme. Gjatë inspektimit të këtyre punimeve Drejtori i Arsimi Qazim Maloku, dha sugjerimet e nevojshme si dhe për shqetësimet e komunitetit në shkollën e Irziniq ftoi edhe menaxherin e projektit nga MAPL-ja të cilit i kërkoi që punimet të shkojnë sipas projektit të paraparë me disa ndryshime të kërkuara nga drejtori i shkollës, me qëllim që projekti të jetë funksional në të mirë të nxënësve dhe mësimdhënësve. Vlen të theksohet se për vitin 2019 është paraparë nga Zyra evropiane implementimi i projektit për Efiqiencë edhe në SHFMU,, Sylejman Vokshi’’ në Prejlep si dhe nga Qeveria Qendrore gjegjësisht MASHT të ndërhyhet me këtë projekt edhe në SHFMU,,Jusuf Gërvalla” në Prapaqan si dhe në SHFMU ,,Dëshmorët e Baballoqit” në Baballoq, përderisa po vazhdon ndërtimi i dy shkollave në Fshatin Llukë e Epërme dhe Gramaqel për të vazhduar në vitin e ardhshëm edhe finalizimin e sallës së sportit  në Irzniq si dhe ndërtimin e së paku edhe të dy objekteve shkollore të reja, punë kjo e angazhimit maksimal të kryetarit të Komunës Bashkim Ramosaj dhe bashkëpunimit të tije më Qeverinë Haradinaj. Duhet theksuar se janë bërë renovime nga Grandi komunal edhe në shkollat SHFMU ,,Dëshmorët e Vokshit” në Pobërgj, hapësirat e brendshme në SHFMU,,Sylejman Vokshi” në Prejlep si dhe janë duke pritur rregullimin e oborrit të shkollës ,,Dëshmorët e Baballoqit’’ në Bababalloq nga KFOR-i Italian.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …