Renovohet shtëpia e nënës së dëshmorit Avni Buçaj, Mendehie Buçaj

Kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati, ka njoftuar përmes një statusi në facebook se është renovuar shtëpia e nënës së dëshmorit Avni Buçaj, Mendehie Buçaj. Ai nër të tjera tha: I lumtur e krenar që nga sot, nëna e dëshmorit Avni Buçaj, e nderuara Mendehie Buçaj, do të vazhdoj të qëndroi në shtëpinë e saj të renovuar plotësisht, një investim ky me plotë zemër i qeverisjes sonë komunale. Kësaj dite të rëndësishme, jo vetëm për mua si kryetar, por edhe për vet këtë nënë fisnike, i dha kuptim edhe më shumë prezenca e bashkëluftëtarëve të djalit të saj, si; kryetari Fatmir Limaj, përfaqësuesi i OVL UÇK-së, Metush Kryeziu dhe shumë miq e dashamirë të kësaj familje të nderuar. Angazhimet tona komunale kanë kuptim vetëm kur ne arrijmë të përkrahim këtë kategori me të cilën secili prej nesh ndihemi krenar e faqebardh. Bashkë me shoqatat e dala nga lufta, ne gjithnjë do ti jemi pranë nënës Mendehie dhe shumë nënave e familjeve të dëshmorëve të Komunës së Malishevës. Respekt pa fund për punëkryesin dhe gjithë ata që kanë dhënë kontribut në renovimin e kësaj shtëpie, që sado pak ndikon në përmirësimin e kushteve për një jetë më të mirë.

Mund të jetë një imazh i 7 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …