Replikuan Hashim Thaçi e Albin Kurti

Gjatë interpelancës për procesin e demarkacionit të kufirit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, janë përplasur verbalisht Hashim Thaçi dhe Albin Kurti. Përderisa Thaçi duke iu referuar Vetëvendosje!-s, ka thënë se nuk duhet të flasin për pikat e larta strategjike me Malin e Zi, ata që nuk i kanë prekur kurrë ato, e  as në kohërat më të vështira.  Ai ka thënë se nuk është ithtar i Kushtetues së vitit 1974 por se mund ta qesin kufirin deri te Molla e Kuqe e Tivari.  “Veç a jeni të gatshëm”, ka deklaruar Thaçi, i cili ka thënë se Vetëvendosje! nuk e ka në program bashkimin kombëtar, por vetëm në intervista.  Kjo ka nxitur reagimin e Albin Kurtit, i cili ka thënë se Thaçi ia ka dhënë Mitrovicën Ivica  Daçiqit.  “Nuk është çështje Molla e Kuqe e Tivari, por Mitrovica, sepse në marrëveshjen me Daçiqin ju e keni dhënë Mitrovicën. Ju po e hani territorin e Kosovës edhe sipas Kushtetutës së vitit ‘74 apo ‘88. Pyesni shqiptarët si jetojnë në Mal të Zi. Ky shtet nuk është i mirë siç po e përshkruani ju”, ka thënë Kurti, duke i shtuar se Thaçi e ndërron kanalin në televizion sa herë Vetëvendosje!, flet për bashkimin kombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Erin Elizabeth McKee: Marrëdhëniet e Amerikës me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë ndërrimit të administratave

Marrëdhëniet e Amerikës me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë administratave të ndryshme, thotë Erin Elizabeth …