Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti në takim ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri. Në këtë takim, të dy ministrat u zotuan se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë angazhimin e pa kompromis në luftën kundër terrorizmit, radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Gjatë këtij takimi u konfirmua se Kosova si anëtare e koalicionit anti-ISIS do të vazhdojë të japë kontributin e saj në të gjitha format me qëllim të pengimit të shtrirjes së kësaj dukurie e cila cenon sigurinë globale. “Është më se e qartë se luftimi i terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit i cili shpie në terrorizëm, kërkon bashkërendim të aktiviteteve dhe koordinim të ngushtë të të gjithë akterëve institucional dhe jo-qeveritar si dhe koordinim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë”, tha ministri Sefaj. Ai theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar në ndërtimin e një shteti, shoqërie të fortë dhe të qëndrueshme në luftë kundër këtyre dukurive. Gjithashtu, në këtë takim të dy ministrat biseduan edhe për trajtimin dhe ri-integrimin e shtetasve kosovarë që ishin pjesëmarrës në konfliktet e armatosura jashtë vendit.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …