Republika e Kosovës merr grant 30 milionë euro nga USAID-i për mbështetje në fushën e sundimit të ligjit

Kosova merr grant 30 milionë euro nga USAID-i, mbështetje në fushën e sundimit të ligjit

Kryetari i Kosovës Hashim Thaçi dhe ambasadori i SHBA-ve Greg Delawie kanë nënshkruar sot një marrëveshje për amandamentimin e Marrëveshjes mbi Grantin e Objektivave Zhvillimore. Thaçi tha  me këtë rast se sot është nënshkruar marrëveshja e grantit me USAID-in. Ky grant është 30 milionë dollarë për mbështetje në fushën e sundimit të ligjit ,qeverisjes së mirë dhe investimet në sektorin privat. Kryetari tha se marrëveshja e sotme është edhe një hap përpara e mbështetjes së SHBA-ve që i kanë dhënë Kosovës në konsolidimin e shtetit. Ai tha se ky është mesazhi më i mirë që buron në prag të 10 vjetorit të pavarësisë dhe mesazhit për investitorët. Ndërsa ambasadori Greg Delawie tha se ky vit ka pasur të arritura të rëndësishme. Ai tha se Kosova ka kaluar në një proces zgjedhor e pastaj edhe kalimin te Qeveria e re, e po ashtu edhe nënshkrimi i kontratës për Termocentralin Kosova e Re. Sipas tij këto janë rezultate të mira por duhet ende punë. Delawie  tha se partneriteti për zhvillim mes Kosovës e SHBA-së janë të mira.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …