leoni

Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve votojnë për shkarkimin e Alejandro Majorkas, shefit të emigracionit të kryetarit, Biden

Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve votojnë për shkarkimin e Alejandro Majorkas, shefit të emigracionit të kryetarit, Biden

Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve kanë votuar për shkarkimin e shefit të emigracionit të presidentit amerikan, Joe Biden. Çështja më pas do të shkojë në Senat, ku do të mbahet gjykimi ndaj sekretarit të Sigurisë Kombëtare, Alejandro Majorkas, i cili është anëtari i parë i kabinetit amerikan që po përballet me këtë procedurë në pothuajse 150 vjet. Konservatorët në Dhomën e Përfaqësuesve, që kontrollohet nga republikanët, fajësojnë sekretarin e Sigurisë Kombëtare, Alejandro Majorkas, për rritjen e hyrjeve ilegale nga Meksika, që ata e kanë cilësuar si “katastrofë humanitare”. Ligjvënësit miratuan dy akuza ndaj tij, përkatësisht atë për “refuzim të vullnetshëm dhe sistematik” për të zbatuar ligjin e imigracionit dhe “shkelje të besimit të publikut”. Ky ishte tentimi i dytë i republikanëve  pas përpjekjet e para për të nisur procedurat për shkarkimin e tij dështuan javën e kaluar. Dhoma e Përfaqësuesve votoi me 214 vota për dhe 213 kundër dhe çështja tani do të kalojë Senat, ku pritet të mbahet gjyqi. (REL)

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli kritikon qasjen e LDK-së: Hezitimi për formimin e institucioneve është i gabuar

Hulumtuesi i KDI, Eugen Cakolli, ka kritikuar qëndrimin hezitues të LDK në raport me formimin …