Republikanët në SHBA e nominojnë kryetarin aktual, Donald Trump për një mandat të dytë

Republikanët në SHBA e nominojnë kryetarin aktual, Donald Trump edhe për një mandat të dytë

Partia Republikane në Shtetet e Bashkuara ka nominuar zyrtarisht kryetarin aktual, Donald Trump për një mandat të dytë si kryetar, në natën e parë të konventës së kësaj partie. Nominimi i tij nuk ka qenë befasi, pas fjalimeve lavdëruese që kanë bërë republikanët në Konventën Kombëtare në Karolinën Veriore. “Këtë javë ne do të prezantojmë argumentet tona para popullit amerikan”, ka thënë nënpresidenti amerikan, Mike Pence, duke premtuar për “ta bërë Amerikën të mrekullueshme sërish”. Ai  po ashtu është nominuar për herë të dytë për pozitën që ka aktualisht. Konventa katërditore, që do të organizohet kryesisht në mënyrë virtuale për shkak të pandemisë me koronavirus, do të finalizohet me pranimin zyrtar të nominimit nga ana Trumpit për zgjedhjet e 3 nëntorit. Ai do të përballet me kandidatin e demokratëve për president, Joe Biden.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka marrë në pyetje Millan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë

Gjykata lëshon letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 të akuzuarit në rastin ‘Banjska’, përfshirë Millan Radoiçiqin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 persona të akuzuar në rastin …