Sot, ndalemi ne vitin 1995 dhe numrat shendrrohen ne emer. Atë ditë Kosoven e ne veçanti Vërrinin e kishte kapluar zymtësia.Atë ditë Vërrini dhe Luma heroike dukej hijerendë. Hijerendë dukej edhe shtepia e Beshir Misin Bytyqit, sepse kishte marrur kumtin se Ahmeti, kishte vdekur në fatekeqesi komunikacioni, por shumë kush kishte menduar se e kishte vrarë milicia serbiane. Ndodhi kjo ne natën e 28 prillit të vitit 1995,qe kthehej nga një mision tejet i rendesishem kombetar. Lakorja e jetes se Tij nisi ne fshatin Hoqë të Qytetit dhe vaji i parë foshnjarak i perzierë me KRISMA PUSHKESH. Ketu midis malesh e kreshtash te thepisura te Koretnikut,Ahmeti PIU UJIN BILUR të ketyre bjeshkeve. Ketu u ushqye me MUSHTIN KOMBETAR NGA KRAHRORI I NËNË Xhemiles. Eh, ne keto vise lisat nuk pyesin sa ti leshojnë rrenjet thellë. Ahmeti udhen e drites e nisi ne vendlindje,ndersa e vazhdoi ne Prizren, ku do te formohet dhe burrerohet ne periudhen ku shqiptaret e Kosoves do t´i perjetonin ngjarjet me te rendesishme ne historine e tyre te shumevuajtur…
Pak biografi
Në kilometrin e tretë të rruges së Kombit Prizren-Kukës, në të majtë shtrihet fshati perparimtar,Hoqa e Qytetit. Tashti ky fshat ka vershuar si vaji në lakra, eshtë perhapur me te madhe ne të gjitha drejtimet.eshtë ngjitur me Prizrenin,Vlashnjen, Poslishtin e deri te udha e Kombit.
Në ketë fshat jetonte familja e Beshir Bytyqit, por në këtë anë njihet si Beshiri i Misinit. Beshiri, martohet me Xhemilen dhe lindin nentë fëmijë njeri pas tjetrit. Femija i parë ishte vajzë, Nuria,e pastaj Ramadani, Ahmeti, Bajrami, Gjylsimja, Ymriu, Nergimi, Samiriu dhe sugari Hajrimi. Edhe Beshiri kishte hequr të zit e ullirit per t´i rritur,shkolluar e martuar një tuf kalamajsh.
Pjella e tretë sipas radhes ishte Ahmeti. Ahmetit, per herë të parë koka pertokë i ka renë me 7 tetor te viti 1960. Vaji i tij foshnjarak shoqerohet me krisma pushkesh, nga i ati Beshiri. Komshit me te degjuar, turrë e vrap te Beshiri.
– hajr inshalla. Djal na lindi. Edhe një burrë i´u shtua Shypnisë behej muhabeti ne oden e vogel. Ahmeti shkollen fillore do ta mbaroj ne fshat dhe do vazhdoj shkollen e mesme Pedakogjike ne Prizren, qe e kryen me sukses te shkelqyeshem. Ne ketë qytet, Ahmeti regjistrohet ne Shkollen e lartë Pedagogjike, mesimi klasor.
Ahmet Bytyqi ne Prizren, bie ne kontakt me disa te rinj nga Zhuri dhe do ta formojn grupin e Vërrinit. Ky grup kishte per qellim pergatitjen e popullit ne kryengritje kunder pushtetit gjakatar serbianë, Kosoven Republikë e deri te Bashkimin e Kosoves me shtetin amë Shqiperinë…
Veprimtaria në ilegalitet
Në vitin 1980, Ahmeti merre per siper shperndarjen e parullave: KOSOVA REPUBLIKË, POSHTË SERBIA, POSHTË TRADHTARET, TREPÇA PUNON, BEOGRADI NDERTON… Parullat i shperndanë te shkolla e Mjekesisë, te shkolla Teknike, te Gjimnazi dhe te shkolla e Lartë Pedagogjike. Milicia serbiane dhe sahanlepiresit dhe pudhadoret shqiptarefoles e benë hallakamë nuk lanë gur e dru pa levizur. Per cdo ditë në shkollë vinin langojt dhe zagaret serbo-cetnik, per te zbuluar “Çerdhen e nacionalizmit,irredentizmit,shovenizmit,seperatizmit shqiptarë”. UDBA serbe leshon zagaret me te rrezikshem per te nuhatur ferkemin e “grupit armiqesor”. Dergon edhe spiunin e deshmuar Haxhi Latif Kuçi. Ky spiun njihej nga studentet dhe askush nuk deshironte te bie ne kontakt me kete zagar serbi, sepse disa here ishte parë me udbashin e rezikshem Latif Dulla. Ky spiun, Haxhi Kuci, para luftes, kriminelin serb dhe nderkombetar- Arkanin, e shetit ne cdo shtab te UCK-ës… Per te parë se kush eshtë ky spiun me damkë, Haxhi Latif Kuçi, qe i ndoci studentet dhe Ahmet Bytyqin, mund te kerkoni ne Google: Ja kush eshte klyshi i Arkanit, Haxhi Kuci, spiuni i UDBES DHE TRADHTARI I KOMBIT…
Nderkaq, parullat ne Zhur, i shperndajn; Mitat e Reshat Badallaj dhe Bedri Hoxha.
Me shperdhimin e Demonstratave të vitit 1981, në Prishtinë, filluan te trazohen studentet dhe populli ne cdo qytet te Kosoves. Kur shpertheu dhe plasi ne Prizren në qytetin e Lidhjes, ishte e merkurë, ditë tregu, por njihej si ditë pazari nga anet tona. Ahmeti dhe Mitati me shokë nuk priten, nuk i gjeti te papergatitur. U versulen si lua ne bishat e policisë serbo-cetnike dhe tradhtareve te kombit. Ishin te paret ne Demonstratë. Fyta-fytas me gjaksoret dhe spiunet. Nuk ju ndahej Mitatit DHE ISHIN VELLAZERUAR FAMILJARISHT. Ja te dy të gjallë ja te dy te vdekur. Rrotullonin veturat e milicisë serbo-çetnike. Qent e Titos, qe ishin te shitur, perdoren dhunen me barbare kunder shqiptareve. Dhuna do te perdorej deri ne pergjakje. Qent i Titos filluan per kapjen e Demonstrueseve. Organizuan shkollë në shkollë.fshat në fshat dhe mehallë në mehallë, per zbulimin e grupeve armiqesore dhe denimin e tyre.
Një javë Mitati dhe Ahmeti do te arrestoheshin pabesisht ne Prizren. Dergohen ne lokalet e UDB-es serbiane ne Prizren, ne doren e kriminelit, VESEL KRASNIQIT DHE TE LATIF DULLËS, si zagar ishte Haxhi Latif Kuçi. Gjyqetari, Bajram Hyseni, do t´ia jep “bakshish” nga 60 ditë burg.
Ahmeti perjashtohet edhe nga shkolla si i papershtaeshem dhe si armik i Jugosllavisë, kunder vellazerim-bashkimit, kunder kombeve dhe kombesive te Jugosllavisë se Titos, pretendonin zagaret shqipfoles…
Ahmeti kurrë nuk do te pushonte per ceshtje kombetare për pergatitjen e popullit per kryengritje te armatosur. Kudo qe shkonet, neper shkolla, dasma fliste per roberinë nga serbet, terrorrin kunder shqiptareve ne emer te vellazerim-bashkimit. Nuk pranohej askund ne punë detyrohej te punonte punët me te renda dhe me te ndryshmet. Detyrohet te punoj ne hapjen e kanaleve ne Novi Sad, te një tetovar. Një dite prej dites, ne rafinerinë e keti qyteti do shkruaj inicialet K.R. Policia ne mbremje bastis banesen e shqiptareve, por nuk gjejnë asgje. Ahmeti ik nga atje. Tri dite me vonë policia i´a lenë ftesen te paraqitej në lokalet e policisë në Prizren. Ahmeti, nuk pergjigjej fteses dhe keta mysafirë te paftuar nuk do ta linin te qetë kurrë ketë familje…
Ahmeti martohet
Ahmet Bytyqi me 5 Nentor 1982, martohet me Xhelferijen e deres se shaljaneve. Ahmeti dhe Xhylferia do të lindin pesë femijë dhe ate pesë vajza; Fitoren,Valseren,Ylberen,Erdijen dhe Jetmiren. Ne dasmen e Ahmetit morren pjesë shumë burra të deshmoar te kombit nga te gjitha trojet. Ne dasmen e Ahmetit valonin dy flamuj me shkaben dy krenare. Puthadoret e qenit Tito, nxjerrnin shkumë per goje perse ne ate dasem nuk valonte flamuri tringjyresh i Jugosllavisë Titiste. Poashtu, kendohej kenge patriotike nga rapsodet popullor dhe dasmoret. Dasmoret ishin te veshur ne veshje kombetare qe ishte halë ne sy per qent e Titos qe vepronin ne anen tonë. Krushqit kendoni kenkë edhe rruges deri te dera e nuses i lagjes së shaljaneve, si: PO I FRYNË ERA RETË E ZEZA… Miku i priti si eshtë më së miri dhe ai i´u bashkua kenkes,..
RRUGA PËR NË SHQIPËRI
Me Ahmet Bytyqin vendosem te ikim malit per armatim ne Shqiperi. Isha disa herë atje,edhe me Mehë Uken, dhendrin tim. Por, edhe ata vinin te ne duke na sjellur armatim qe shperndahej ne menyre ilegale neper Kosovë. Nje ditë prej dites, unë Ahmeti dhe Hasani vendosem te ikim ne Shqiperi malit. Nga dhoma ime u nisem ne ora 23. Biente shi pa pushuar. Bedri Hoxha, na percolli deri ne “Boqishte” dhe u kthye. U morrem vesh se kemi mberri gjalle ne Shqiperi, do te bejm një urim ne RADIO KUKËSI…
Shiu nuk pushoi fare. Kur arritem te stanet e Vermices bora ishte deri ne gju. Kishim rendë në shpinë, humbem rrugen por jo edhe drejtimin. Kur hasem te shtyllat e telefonit qe shkonin drejte karakolleve serbe nuk e kishim fare problem. Ecnim neper bore rreshqitshinim si derri ne akull. Kur hasem ne sanë dushku.
-Thash burra tani kemi hyrë ne Shqiperi. Pas pak shihej Morini dhe ne i´u drejtuam nje shtepie ku tumonte oxhaku. Nuk kishte derë ku te trokitej. Doli nje femijë dhe iku brenda. Doli një plak. A don miq, o burrë! Miresevini u pergjigj plaku. Kosovarë jemi. Hyrem brenda dhe u afruam rreth gurit te oxhakut, sepse ishim qull te lagur. Pyeti se nga jemi. Nga Zhuri u pergjigja. Plaku buzeqeshi the tha dajat i kam ne Zhur te Pelivan Kurtaj. Dale i thash, keni vella Ju e pyeta? Po tha. Une para dy jave pas anje therre ne kembe e kam derguar ne deren e Pelivanit. Thirri te lutem! Jo une nuk flas me te. Dhe nuk e thirri se nuk e thirri. Ne zbritem rreth nje cesme,poshtë koperatives se shkaterruar dhe morrem një veturë per ne Kukes te miku im SHANI SHAHU, funksionar i lartë në kohen e ENVER HOXHES.
Te Shani Shahu, pushuam dhe pas dite u nisem per Tiranë, ne darkë ishim ne mensen ushtarake. Na njoftoi me ca ushtarak ne pension dhe deri vonë biseduam per ceshtjen e Kosovës. Dhe naten u vendosem te Alfred Bajrami ne rrugen “ALI DEMI”. Alfred Bajrami, ishte cuni i Zaim Bajramit. Zaimi ishte i Zhurit, djali Behram Gavurit nga Zhuri. Nena e tij e kishte derguar te dajat ne Bardhoc dhe mbyllet kufiri dhe mbetet pergjithmonë atje. Zaimi rritet te dajat, do te martohet dhe para vdekjes nenen e ka parë vetm një herë. Vdic në Tiranë i pemalluar. Pas një jave kthehemi ne Kukes dhe në fshatrat perreth, ne Bardhoc, Shtiqen, Kolosjan dhe Morinë, biseduam me Hamdi Brahen, Bedri Kacakun, Mehvlan Spahiun, Xhevat e Fadil Shahun, Ylber Zenelin…
Nga Hamdiu u morrem vesh per armatim, ca morrem me veti e ca te na sjellte ai ne Kosovë e pikerisht ne Zhur. Miqte na percollen deri ne Morinë. Ishim veten me Ahmetin. Kishim rendë në shpinë sa një mushkë. Por e kishim pak me lehtë sepse era bjeshkeve e kishte shkrirë boren. Ecnim rruges zik-zake kah kishin kaluar kuajt. Mbanim kallashet ne dorë, sepse kohe me pare ne ate drejtim ishte vrarë Ferid Fanaj me shokë ushtria kriminele serbiane. Per fat nuk ndodhi asgje sepse kishim frikë se prita te shkatrron dhe nuk te jep aspak afat per ta ngre kamzen. Pak pa aguar drita zbritem te lagja Rakaj, te nje mal i rrethuar me gjemba. Qent deshin te na shkyenin. Me te degjuar zhurmen, i zoti i shtepisë dhesi driten dhe u kollit. Qantat i fshehem mirë ne nje shkurre. Lidhi qent e burrë. Kush jeni ju ne ketë vakt? Jam RESHATI I SALLAHIT BADALLAJ ME NJË SHOK DHE DUA TE SHKOJ TE AVDYL RAKAJ E KAM DHENDER I THASH. Miku me njohu dhe me buzeqeshje me tha e mor Reshat t´i ne ketë vakt, nuk leviz per te mirë. U ngriten; motra Lumnia, dhendri Avdyli me nenen. Plaka me pyeti: O Rreshat, a jeni mirë o bir? Mirë, mirë, se e shkreta mendonte se mos ka vdekur kush. Sa per dijeni, Ahmeti kishte vepruar edhe me Mentor Kaçin.
Erdhem ne Zhur ne shtepin time pushuam lirshem. Ahmetin e percollem per ne Hoqë dhe pas tri dite e thirrem MEHË UKËN dhe shkuam e morrem armatimin. Meha, kam shkruar edhe më parë disa herë në liber se kishte problem me te pamurit. Armatim pak mbajtem ne Zhur dhe Hoqë te tjerat i futem ne dy thasë me miell dhe bashkë me Mehen i sollem ne Bajgorë. Ne Bajgorë nejtem terë naten pa vurë gjum në sy me Mehen, Rasimin dhe plakun Hajdin Rama, tani i vrarë nga forcat serbe.
Shih për ketë, zagaret shqifoles, qent e Titos, disa “demokrat”, argat te deri djeshem te pushtetit qe nga koha e Aleksander Rankoviqit, Jozh Titos e te Millosheviqit, qe leshuan kosen e vdekjes ne kokat shqiptare, na quanin: Marksist, enverist,leninist e lloj-lloj etiketimesh, vetem e vetem perse pergatiteshim per luftë kunder hordhive sllavojugor…
Kesaj radhe nuk po e pershkruaj jeven ne Ulqin me një berber lidhur me problemet ne rrafshin kombetar. Ahmeti, kishte marrur dy vellezerit per patentë shoferi nderkaq une dhe Ahmeti takoheshimcdo mbremje me berberin ne qytet te plazha e vogel…
Ahmet Bytyqi ishte edhe shumë dorëlirë. Çdo herë kishte ndihmuar per infrastrukturen ne fshat. Ku ishte aksioni:”Familja mbanë familjen”, Ahmeti morri një familje shumë anetareshe nga Mitrovica, ne konokun e tij ne Hoqë per te mbajtur me bukë e me ujë, qe akoma vazhdon miqesia…
SI VDIÇ AHMET BYTYQI?
Eh, do të vdes ky burrë i kombit, Ahmet Bytyqi! Ishte e Premtja e zezë e dates 28 prill i motit 1995, kur Ahmeti kthehej nga nje detyre tejet e rendesishme kombetare per ne shtepi. Me një shpejtesi tejet te madhe dhe te papershtatshme, godet dudin skaj rruges dhe bashkë me veturen fluturon vdekur ne vend pa asnje shenjë jete në oren 21. Zymtesia perlau Verrinin dhe krahinen e Lumës heroike. Lajmin e kobshem burrat vendosin qe ta dergon ne shtepinë e tij, daja, IDRIZ BUDURI. Nuk ishte lehtë të percillej ky lajm i rendë dhe i kobshem per ketë veprimtar te palodhshem te kombit. Idrizi, hynë brenda dhe kerkon te bisedoj vetem me burrat. Beshiri, mbledh djemt dhe hajr kofte e burrë! Idrizi thotë la Beshir, jo hajr po Ahmeti na ka vdekur. Po kush ma paska vrarë e burrë, pergjigjej me buzedridhur. Oh, mos pergjgjigjen djemtë dhe rrokin armet, duke menduar se policia serbiane. Jo, thotë Idrizi! Ahmeti, vdiq ne komunikacion. Burrat e fshatit, shoket dhe miqte e sjellin Ahmetin te pashpirt ne shtepi dhe fillojne ta vajtojne me radhe. Ndonese babai Beshiri disa herë u thoshte pushoni se NUK QAHEN BURRAT E KOMBIT, NUK QAHEN TRIMAT. Kot e kishte. Nena Xhemilja e filloi trishtueshem, sepse kete shtepi dhe fshatin e kaploi zia. “Ahmet e bir,po cka te gjeti, qou e foli nenes e bire, po nena te percolli si eshte me mire o bir, po e thirre nenen ne telefon se cka me ble per shpi e bir, ngrihu o dielli i nenes. Ngrihu se te kanë ardhur shoket e bir. cou e dilju perpara si e kishe zakon e bir, po kerkoje djal e bir… e keshtu me radhe numronte nenë xhemilja…