Jam burrë që vij nga viset e thella të Zhurit, krahinës së Lumës, dhe i di zakonet, ndaj i urrej ata që kanë punuar bashkë, kanë ngrënë e kanë pirë dhe për interesa personale i qesin në pazar marrëzitë dhe bëhen bukë shkalë. Këta i fus në thasët e tradhtisë. Mirëpo, kur ke të bësh me kope tradhtarësh të dalë nga stanet e Serbosllavisë, që i bien sakicë kombit dhe hanxhar atdhetarëve, nuk duhet të heshtësh. Burri duhet të qesë kokën në torbë dhe nuk duhet të ketë frikë nga langonjtë, puthadorët, sahanlëpirësit, shpirtshiturit. Spiunët dhe tradhtarët kanë dëgjuar frymëmarrjen e atdhetarëve, u kanë ra kambanave të mortit kundër kombit, u kanë zënë pritë burrave më të fortë të kombit dhe pastaj i kanë humbur trupat e pashpirt pa shenj e pa doke. Serbosllavia gjithmonë nga shqiptarët dhe sipas planit të tyre të vdekjes shpërndan jo më pak se 2200 spiunët më të pashpirt në Ballkan, ndërkaq ata më të rrezikshëm 720 i shpërndan si vaji në lakra në Kosovë. Nuk po përplasem shumë më herët, por që nga Aleksandër Rankoviqi, ministër i Punëve të Brendshme të asaj kohe, dhe krahu i djathë i qenit plak, terroristit të pestë botëror, sipas FBI, satrapi Tito (Rankoviqi, më vonë prishet me kurvarin Tito), thoshte:”Të lëshohet kosa e vdekjes në kokat shqiptare…”. Kurse Serafini, përkrahës i tij thoshte:”Shqiptarët janë gjarpër të zinj dhe duhet goditur në kokë”.
Bënin plane si të pasuroheshin pa djersë Këta kriminelë patën shumë sukses dhe shkatërruan shqiptarët atdhetarë deri në palcë, u ranë thikë dhe prapa kurrizit dhe i bënin kërma për korba. Po theksoj diçka për brezat e rinj, që nuk e dinë dhe qëllimisht mundohen t´i fshehin shqipfolësit. Para luftës në Kosovë ishin 880 fshatra etnikisht të pastra dhe zagarët kanë nuhatur fërkemin e patriotëve dhe arrestonin burrat natën pa hënë. Gjaku i shtrigave vazhdonte aty ku nuk kishte dhe nuk flitej asnjë gjuhë pos shqipes. A e dini ju se spiuni ka mbajtur nëpër odat e tyre fotografinë e qenit plak Titos, vrasësit më të madh shqiptarëve, lumë gjaku që as Pol Poti nuk ka bërë si Masakra e Drenicës, Masakra e Tetovës, masakra e Tivarit, Goli Otoku, kasaphanë në tërë shqiptarinë, pastaj a dini se shumë tradhtarë dhe spiunë kanë mbajtur nëpër oda edhe TRABOJNICËN E RANKOVIQIT, që në aksionin e armëve te vitit 1955/1956, mijëra shqiptarë janë vrarë e janë prerë në fyt, u janë prerë edhe organet gjenitale dhe këta po fole keq për kurvarin Tito të arrestonin, të dërgonin te prokurori, gjyqtari të dënonte pa pikë faji. Ky soj rrospish, ky soj i ndyrë shqipfolës, ju nuk e dini se edhe gruan e shtratit ia jepnin qenit plak, Titos. KËTA ISHIN UDBA FAMËKEQE. Dhe këta mendojnë se populli ka harruar të zezat e tyre që kaplonte zymtësia familjet shqiptare dhe ky soj langonjsh bënin dyzen ahengu dhe më besoni këta kopilë e zinin veten si të madh, si të privilegjuar. Dhe, merreni me mend akoma zgërdhihen sikur të mos ketë ndodhur asgjë. Një ditë do të zbardhen një nga një vrasjet dhe tradhtitë kundër shqiptarëve. Kur shpërtheu lufta në Kosovë, e udhëhequr nga komandanti Adem Shaban Jashari, me taban atdhetarë denbabaden bënte luftë pa hile kundër hordhive çetnike-serbiane që zotëronte makinerinë me moderne të luftës dhe mercenarëve rusë dhe më tej ortodoks sllavo-jugorë, u doli në pritë dhe jo vetëm që dha veten, por tërë familjen që mbushi një hektarë livadhe me varre. Përse thashë pa hile? Sepse kishte vendosur të vdiste për të mbrojtur atdheun, nderin e kombit. Kurse, një grup banditësh, kriminelësh, hajnash e vagabondësh, ishin strehuar në hotelet më luksoze të botës edhe në “ROGNER” dhe me para të popullit bënin dyzen ahengu dhe shkonin pas kurvave nëpër bordello, bënin plane se si të pasuroheshin pa djersë.
Serbia fashiste i trazoi spiunët e saj që i paguante kundër shqiptarëve U dërgonin para për luftë dhe nuk i merrte në dorë komandanti, këta i lanë edhe pa bukë. Më vonë dolën hajnitë e kësaj bande tradhtarësh, spiunësh e hajdutësh që nuk u hyri asnjë ferrë në këmbë dhe vetëm se u pasuruan duke ia kaluar edhe sheikëve të Dubait. Këta disa banditët e Rognerit me një anë dhe banditët e Titos, Isa Mustafa në anën tjetër e vodhën deri në palcë dhe hapën banka private me para të popullit. Ish-titistët, të dalë nga bishtat e UDB-së, tradhtarëve të kombit që quhej LDK, i bënin konkurrent banditëve dhe kriminelëve të kopesë së “ROGNERIT”, që shkonin pas kurvave dhe vrisnin e prenin vetëm për hajni… Serbia fashiste i trazoi spiunet e saj që i paguante kundër shqiptarëve. Arriti t´i fusë edhe brenda UÇK-së bile edhe nëpër istikame dhe pastaj sulmonte nga toka dhe ajri. Ndër ta ishte edhe BATON FAZLI HAXHIU, udbash me tradita të moçme antishqiptare, po njihej edhe si djali i Fazli qelit.
Ai hynte në Beligrad, pa ferrë në këmbë, bile i privilegjuar. Por, spiunë dhe udbash me rrogë, me librezë zyrtare bëhet që nga viti 1990. Ky langua bashkëpunonte ngushtë me udbnë serbe dhe kishte dhënë shumë suksese, nuk bashkëpunonte me udbashë të thjeshtë, por me kryeudbashin fashist, Jovica Stanishiqin. Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i kishte rënë në gjurmë këtij spiuni dhe dyshimi ishte i themeltë dhe merret vendim që spiuni i UDB-së serbe, BATON FAZLI HAXHIU, të arrestohet dhe më pas të vritet.
Ky vendim i prerë merret në vitin 1998-1999, në LIKOC dhe për ketë urdhër ishte ne dijeni të plot “Gjarpri”, që i thoshin Hashim Thaçit. Dhe, jo vetëm ky këlysh po edhe disa këlysh te tjerë i ka shkokërdhuar dajak, i ka lënë pa bukë e pa ujë dhe ishin pshurrë nga frika se nuk do të ktheheshin gjallë kah kishin ardhur. Dhe, a e dini tani ku janë këta këlysh udbe? Dita e nata nuk e ndanë me Baton Haxhiun, hanë e pinë nëpër hotelet më të shtrenjta, shëtisin me jahte milionëshe dhe populli në fukarallëk të skajshëm, a e dini se, Hashim Thaçi rrotull vetes ka spiunët e Mitroviq Jovicës e Nikolla Vazurës? A e dini se ai spiunët i ka avancuar lart dhe i dërgon nëpër ambasada të huaja, në fund të fundit, disa kanë pranuar edhe nga goja e tyre se këta ishin arrestuar, mirëpo “Gjarpri i zi”, Hashimi, ia hodhi kapistallin dhe heshtën këta këlysh. Janë bërë ortakë me Aleksandër Vuçiqin, Batoni, djali i Fazli Qelit, babë e bir spiun shumë të rrezikshëm, akoma është aktiv nga qarqet shoviniste serbiane dhe vepron shumë suksesshëm, ka depërtuar thellë në shtetin që udhëhiqet nga narkomanët në Tiranë, ku bëhet edhe këshilltar i djalit të Kristaqit, Edvinit, bëhet këshilltar edhe i Kadriut kurse tani ky me Aleksandër Vuçiqin, janë bërë ortakë dhe janë duke bërë hata në Kosovë duke shitur toka të Kosovës, duke e sjellë Serbinë këmbëkryq në Kosovë “ZAJEDNICËN”, në gjykata kanë instaluar gjykatësit serb të gjakut të rrahmanzinjve.
Janë bërë horë e për faqe te zezë, tradhtuan këta gjakun e derdhur lumë, tradhtuan komandantin Adem Shaban Jashari, vodhën tërë pasurinë e Kosovës, kanë hapur kanal televiziv që financohet nga bandat serbiane dhe quhet KLAN SERBIA, ku pikërisht, këlysh i Jovica Stanishiqit, Batoni, djali i Fazli Qelit, leh për të coptuar Kosovën dhe për të futur në vëllavrasje, lehin sepse argati i këtyre tradhtarëve po i hy në punë Serbisë fashiste, lehin se për këtë punë paguhen. Por, do të vijë dita se kanë për t´i mbetur në fyt. Kam shumë për të shkruar, po kësaj radhe po e lë me kaq dhe pres përgjigje se SI U DHA URDHËR TË ARRESTOHET BATON FAZLI HAXHIU SI BASHKËPUNËTOR I UDB-së SERBE DHE PIKËRISHT I JOVICA STANISHIQT. URDHËRI U MOR NË LIKOC DHE SI U BË TANI BASHKËPUNËTORI MË I NGUSHTË I HASHIM THAÇIT. Po e pres përgjigjen nga këta langonj. Jeni bërë langonj të sojit të Bllacës, që për para jepni vendin. JU JENI TË PABESË, JU JENI BESËPRERË E TRADHTARË, JU KENI VRARË E KENI PRERË PËR PARA. Demantojeni këtë në qoftë se keni fakte. Po juve nuk ua mban, sepse jeni të zier safi në kazanët e tradhtisë. Për këto që flas e shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike.
Shkrimet e kësaj rubrike nuk përfaqësojnë konceptin e Redaksisë. Këto janë opinione të lexuesve të faqes sonë në internet dhe ne u japim hapësirë, pa ndërhyrje dhe pa censurë.