Ilir Konushevci dhe Hazir Mala nuk shkuan gjak hupës: Fatmir Haklaj mori hak kundër bandës së kusarëve dhe vrau Bislim Demirin, vëllanë e Agim Demirit….
Më datën 9 maj 1998, Ilir Konushevci merr udhë për në Kosovë, për të futur armatim dhe për ta furnizuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, kundër hordhive çetnike serbiane dhe mercenarëve rusë. Mirëpo, Ilir Konushevci me grupin e tij ka të ngjarë se ishte tradhtuar. Kështu që burrit të shqiptarisë, i kishin ngritur pritë kaçakët dhe kusarët. Iliri kurrë në jetën e tij nuk e kishte menduar se do të vijë dita se do të vritej në tokën e shqipeve, në tokën e Arbrit, ndonëse po ashtu, kurrë nuk u kishte besuar tradhtarëve të kombit. Tradhtarët e kombit nuk njohin komb e as fe dhe kishin zënë pritën të pabesët dhe nga këta zagarë të pushtuesit, shtinë nga pabesia dhe vrasin trimat: Ilir Konushevcin, shefin e logjistikës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mjekun tropojan, Hazir Mala. Personalisht nuk e kam njohur Ilirin mirëpo gjatë kohës së luftës, shokët e tij të ilegales: I.Krasniqi, Sh.Klinaku dhe Fazliu, më patën thënë se Ilir Konushevci ishte anëtar i Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës (LKÇK). Sido që të jetë, ai nuk luftonte për ndonjë parti politike as organizatë ilegale, ky burrë luftonte për çlirimin e Kosovës nga bandat terroriste serbiane dhe mercenarëve rusë, që ua kishin zënë frymën shqiptarëve, luftonte për BASHKIMIN E TROJEVE ETNIKE SHQIPTARE. Ilir Konushevci, në ilegalitet mbante nofkën “Mërgimi” ishte furnitori kryesor i guerilasve në Kosovë. Ishte lidhja më e fortë e familjes më trime e më zë në tërë Shqipërinë që denbabaden kishin luftuar maleve kundër çdo pushtuesi të Muharrem Haklajve për kalimin e arsenalit luftarak matanë kufirit. Vrasja e tij më 9 maj 1998, pranë fshatit të vogël Miliskajë, në aksin rrugor Qafë Mali, Bajram Curri ka mbetur ende i pagjykuar dhe autorët e tij ende nuk kanë dalë para drejtësisë. Në mbrëmjen 8 majit 1998 posa kishte rënë terri dhe kishte mbuluar tokën, Ilir Konushevci, miku i tij, mjeku tropojan, Hazir Mala, mjek dhe një pjesëtar i UÇK-së që shërbente si shofer, ishin nisur me një kamion me armë në drejtim të Bajram Currit. Përpos gjakësorëve serbianë, Iliri kishte frikë edhe nga policia shqiptare, sepse po të ziheshin do të merreshin të gjitha armët, kështu që, për të shmangur ekspozimin dhe kontrollet e policisë ata janë nisur sapo ka rënë nata dhe zgjodhën rrugën e vështirë të Qafë Malit. Tradhtarët e kombit dhe zagarët e pushtuesit rreth orës 02.00 pas mesnate, kishin vendosur në një pengesë, që u kishte bllokuar rrugën, duke hedhur shumë gurë në rrugë duke ngadalësuar shpejtësinë, sapo kalon fshatin Miliskajë. Një grup personash të armatosur ka qëlluar drejt kamionit, nga një shkëmb i thepisur anës rrugës, duke plagosur shoferin e kamionit dhe Ilir Konushevci. Ndonëse i plagosur rëndë trimi i Kosovës ngreh këmbëzën e mauzerit dhe si rezultat i zjarrit të hapur nga Konushevci është plagosur rëndë dhe njeri prej vëllezërve Demiri, më pas ka gjetur vdekjen. Shoferi i kamionit është tërhequr duke hapur zjarr në një pozicion më të sigurt dhe ka mundur t’i mbijetojë pritës.
Atentati i dytë dhe hedhja e kufomave nga ura për të fshehur gjurmët
Zagarët e pushtuesit dhe kusarët ishin shumë të pamëshirshëm kundër trimave të lirisë kombëtare, vetëm për plaçkitje dhe sërish langonjtë zënë pritë dhe derdhin breshëri plumbash kundër burrave më të fortë të kombit, duke menduar se do të pasurohen në këtë mënyrë dhe këta trima që kishin vendosur të japin jetën për atdhe do të shkojnë gjak hup… Mjeku 60-vjeçar Hazir Mala, i plagosur, i rraskapitur ka hedhur mbi shpinë Konushevcin e plagosur dhe është nisur drejt fshatit më të afërt për të kërkuar ndihmë. Mala ka ecur për më shumë se një orë me Konushevcin e plagosur mbi shpinë, derisa ka ndeshur sërish në autorët e pritës. Këtë radhë sulmi ndaj tyre ka qenë vdekjeprurës: dhe trupat u janë bërë shoshë nga plumbat. Vrasësit janë munduar të fshehin gjurmët, duke i hedhur trupat e masakruar të dy dëshmorëve të UÇK-së poshtë një ure, dhe më pas i mbuluan me gurë.
Djali i konakut të Haklajve, Fatmir Haklaj, merr haberin për këtë vrasje në tradhti dhe prerje në BESË, për vrasjen dhe ka shkuar në vendngjarje. Të vrarë ishin miku i familjes Ilir Konushevci dhe mjeku Hazir Mala, babai i shoferit të tij, Arjan Mala. Fatmir Haklaj kupton se në Bajram Curr po atë natë ka pasur një tjetër të vrarë (Agim Demiri), atëherë trimi Fatmir Haklaj bën lidhjen mes viktimës dhe pritës së Miliskajës. Fatmiri ishte shumë i sigurt dhe nuk kishte fare dyshim se Demiri kishte qenë autor i pritës së Miliskajës, dhe për këtë shkak u hakmor aty për aty, vret të vëllanë, Bislim Demirin, shofer taksie në qytetin e Bajram Currit. Vrasja e dy dëshmorëve të UÇK-së, Ilir Konushevcit dhe Hazir Malës, vazhdon të jetë ende e pazbuluar dhe e padënuar nga drejtësia shqiptare. Kjo vrasje në tradhti nuk duhet të kalojë në heshtje, por duhet të zbulohet sa më parë dhe tradhtarët e kombit duhet të vihen para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar sipas ligjit, në qoftë se ka ligj, përndryshe këta zagarë dhe langonj të pushtuesit kanë marrë dënimin si TRADHTARËT ME DAMKË TË POPULLIT, QË SA TË JETË TOKA DHE QIELLI DO TË MBESIN TRADHTARË… Heronjve të kombit, Ilir Konushevcit dhe Hazir Malës, po u këndohet kënga e lirës dhe po vendosen kurora me lule mbi varret e tyre, ndërkaq, tradhtarëve u këndohet damka e tradhtisë.