Badallaj

RESHAT BADALLAJ: URIME DITELINDJEN, RADIO KOSOVA E LIRE!

Kam shkruar për shumë gazeta në trojet shqiptare, por askush nuk e zë vendin e këtij gjiganti mediatik që quhet Radio Kosova e Lire.

Pavarësia e Kosovës dhe liria jone i ka rrënjët ne familjen Jashari dhe askund tjetër, se kontributi i kësaj familje dhe familjeve tjera të dëshmorëve është i  pazëvendësueshëm.

Kontributi  qe mbajti shpirtin gjalle dhe u dha shprese shqiptareve, kur Kosova te jete a te mos jete e dha Radio Kosova e Lire, qe tere shqiptaret kudo ne glob i mbanin veshët te ky gjigant mediatik. Prandaj, duhet te merret “yrnek” se si mbajti gjalle frymën e kombit dhe nuk u be lecke e matrapazëve.

Edhe pse bashkëpunoj me vite te tera ne disa gazeta elektronike dhe versionit te shtypur e them publikisht qe RADIO KOSOVA E LIRE ESHTE E PA KRAHASUESHME DHE NUK E ZE VENDIN E SAJ ASKUSH. Kot e kane.

Burrat qe e drejtonin këtë  istikame dhe ne acar, po ashtu janë HERONJ TË BARABARTË ME ATA QE ISHIN NE VIJEN E PARE TE FRONTIT! Jam krenar qe ne kohe lufte botoheshin edhe shkrimet e mia. Personalisht u kam borxh dhe jam mirënjohës sot e mot…

URIME DHE E KALOFSH SHEKULLIN, GJIKANDI RADIO KOSOVA E LIRË  !

Me respekt të veçantë: Reshat Badallaj-Zhuriani, gazetar, i burgosur politik, i autorizuar me shkrim e me vule nga Shtabi i Pergjithshem i Ushtrise Çlirimtare te Kosoves, themelues dhe kryetar i Shoqates Atdhetare “Gryka e Lumes”, qe perkrahu nga dita e pare UÇK-në.

Gjermani, 5 kallnor 2023

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …