RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI: ISLAM (TAHIR) SPAHIU I LUMËS (1838- 1928) TRIBUN I POPULLIT

RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI: ISLAM (TAHIR) SPAHIU I LUMËS (1838- 1928) TRIBUN I POPULLIT

Nën udhëheqjen e Islam Spahiut (qe ishte bashkëluftëtar i Ismail Qemalit,Isa Boletinit, Bajram Currit,Hasan Prishtines, Idriz Seferit…) ne kryengritjen e Lumës me 1912, ushtria serbe e Bozhidar Jankoviqit i la kockat e 12.000 ushtareve. Ne katundin e tij ne Kolosjan te Lumes, Islami me 1891,e hap te paren pare shkolle shqipe…

 Te shkruash per kryengritjen e lavdishme te Lumes me 1912, ku Serbia i la kockat e 12.000 ushtareve shkije qe u bene mercine per korba eshte e shume e pakuptimt, e te mos permendet Islam Spahiu i Lumes. Ky trim i madh lumjan lindi ne fshatin Kolosjan me 1838, ne nje familje te varfer me tradita te mocme atdhetare,Islami, si femije punoi si yzmeqar, si coban delesh ne fshatrat e rrethit te Kuksit dhe aty ketu permendet se ka qene rrogetar edhe ne disa fshatra te Verrinit e sidomos ne Zhur dhe nga kjo pune e rende e rrogetarit pak gje u pasurua dhe per veti beri 40-50 krere delesh. Pjesmarrja e Islamit ne jeten politike te vendit nisi aty nga viti 1883 dhe vazhdon ne menyre te panderprere deri ne cerekun e pare te shekullit XX-te.Ne vjeshten e vitit 1883, Islam Spahiu ne krye te Lumjaneve,hyne ne Prizren, duke kerkuar heqjen e  mydesarifit dhe te disa bejlerve turq e vendas qe urreheshin nga populli.Qeveria turke u detyrua te pranoj kerkesat e  kryengritesve.Ne fund te qershorit te vitit 1903 lumjanet me ne krye Islamin i´a arriten te heqin alajbeun, komandantin e xhandarmaris turke te Prizrenit nga posti i tij,nje ekspedite ndeshkimore e ndermorren nga gjenerali turk Shemsi Pasha kunder Lumes, fill pas saj deshtoi me turp. Me 1904 prap Islam Spahiu i drejtohet Prizrenit, per ti bere presion administrates turke qe te lironte nga inernimi i larget (Mosul te Irakut), bashkeluftarin e tij Destan Kabashin dhe Stambolli telegrafisht per 24 ore njoftoi lirimin e tij. Islamin ne kete levizje e ndihmoi edhe Ramadan Zaskoci nga Memzi i Kukesit,ish oficer ne Prizren. Mirepo, pak me vone Islami bashke me miq te vet Bislim, Xhem e Sul Elezin nga Kukesi dhe Rrustem Kabashin i burgosin ne Prizren dhe i mbajn dy vjet,keta i kapen ne dredhi dhe tradhti…

Fitorja e Lumjaneve mbi forcat e Xhaviti pati jehone te madhe jo vetem ne Lume dhe Kosove, por deri brenda ne parlamentin Osman. Pas Xhavit Pashes, qeveria osmane dergoi per ta nenshtruar Kosoven marshallin gjakatar Shefqet Dergut Pashen.Per kete ne Ferizaj me 7 prill 1910 u be nje mbledhje e krerve atdhetare per te bashkrenduar veprimet kunder ti, ku merrte pjese Islam Spahiu,Isa Boletini,Musa Rehova, Idriz Seferi, Ramadan Zaskoci etj. Ata zune shtegun e Jezercit, pozicion shume i rendesishem strategjik, ku merrnin pjese me teper se 100 lumjane dhe ne mbledhjen e Dheut u dha kushtrimi ne tere Lumen, qe te gjithe  ne 7 e 70 vjec ti rrokin armet dhe ti bejne balle rrezikut qe i kanosej Lumes…

Ne vitin 1912, Islam Spahiu bashke me Isa Boletinin, Hasan Prishtinen, Bajram Currin, Idriz Seferin etj. morri pjese edhe ne kryengritjen e madhe te Kosoves qe u kororzua me hyrjen e forcave e kryengritjes ne Shkup. Merita ky atdhetar ka jo vetem ne luften me pushke por edhe me pende. Me kembenguljen e tij, ne katundin Kolosjan te Lumes, me 1891,u hap e para shkolle shqipe,laike me mesues te saj, te birin e tij Rizain,atdhetar i cili ndiqte rrugen e te atit.Per kete qeshtje Islam Spahiu kishte leterkembim edhe me atdhetarin ÇAM REXHEP DEMIN nga FILATI I KONISPOLIT, i cili ushqente repekt per kete malsor lumjan.Poashtu, kishte lidhje edhe me patriotin, korqarin Mendu Zavalanin,kishte nje paraqitje te ashper prej luftaresh,me mjeker e floke qe te linin pershtypjen e kreshnikeve te lashtesise…

Periudha e trete ka te beje me luften kunder serbeve. Serbet pasi zaptuan Prizrenin grumbulluan forca tjera kunder Lumes.Me 14 nentor 1912 Luma sulmohet nga armata e trete serbe nen komanden e gjeneralit famekeq serb Bozhidar Jankoviq, i cili eshte edhe kuader i mshefte i organizates terroriste “DORA E ZEZE” dhe “BASHKIM OSE VDEKJE”. Lufte e ashper u be ne “QAFE TE DULES” dhe ne “QAFE TE ZHURIT”, ku u be perleshje tri dite etri net. Serbet e pa degjuar futen ne Kolosjan, nderkaq, te “KULLA E LUMES”, perkatesisht te “GRYKA E LUMËS” serbet lane 12.000 kockat e ushtareve shkije qe u bene merecine per korba. me kete perleshje te ashper plagoset udheheqesi i ketyre fporcave, ISLAM SPAHIU ne moshen 74 vjeqare bashke me te birin Shabanin dhe bashkeluftetarin e tij Zenel Velia nga Kolosjani.

Per vrasjen e 12.000 serbeve, Islam Spahiu njihet si VIGAN POPULLOR.Mirepo, per te gjitha keto eshte e quditshme qe Islami ne fshatin e tij ne Kolosjan nuk e ka nje MONUMENT,por edhe me keq nuk eshte permendur ose fare pak. Vertete nje padrejtesi e madhe!!! Por, serbet nuk e harrojne kurr sot e kesaj dite, Lumen e 1912-tes, dhe emrin e ISLAM SPAHIUT per ata 12.000 ushtare qe i lane kockat ne viset e saja e perreth.Me 1912 Luma clirohet perfundimisht nga serbet. Ne Lumen e cliruar hyri e para ushtri shqiptare dhe u organizuar nga organet shteterore…

Islam Spahiu luajti nje rol te rendesishem dhe vendimtar per zgjedhjen e AVNI RRUSTEMIT si deputet te Kosoves. Ai sakrifikoi kanditaturen e djalit te tij Rizait dhe kundershtoi me zjarr kanditaturen e Muharrem Bajraktarit, duke thene:” Rizai eshte mesues i mire, dhe le ti mesoj femijet,ndersa Muharremi eshte klysh i Biligradit dhe s´mund te jete deputet i Kosoves se eshte i shitur.”

Deputet i Kosoves duhet te jete ai toska i vogel qe e vrau ne mes te Parisit tradhtarin ESAT PASHË TOPTANIN qe i shiti Shqiperine dhe pas vrasjes se Avniut ne qershor 1924, Islami priste telegrame ngushllimi…

Me pese shtator te vitit 1928, ne moshen 90 vjecare, ISLAM SPAHIU MBYLLI SYTE PERGJITHMONE NE FSHATIN E TIJ TE LINDJES NE KOLOSJAN. Ky trim i madh deri ne fund te jetes se tij gezoi respekt ne Lume e deri ne thellesi te Kosoves. Mu per kete populli shqiptar nuk duhet harruar per jete te jeteve kete vigan popullor te LUMES HEROIKE…

P.S. Shoqata Atdhetare “GRYKA E LUMES” me seli ne Hanover, ne vitin 2000, per here te pare pas 71 vjetesh, ka perkujtuar tribunin e popullit ISLAM SPAHIUN E LUMËS.

Kontrolloni gjithashtu

Albert Z. ZHOLI; Tafil Buzi, patrioti që hoqi vallen e jetës në buzë të greminës

Pa  dëshmor historia  e  një  kombi venitet, pa  heronj  historia  e një kombi  është destinuar  …