Reshat Gashi: PSE RAMUSHI NË KËTË KOHË DUHET JETË PRESIDENT I KOSOVËS?

Reshat Gashi: PSE RAMUSHI NË KËTË KOHË DUHET JETË PRESIDENT I KOSOVËS?

Duke i pasur parasysh zhvillimet e fundit rreth të ashtuquajturës Gjykatë speciale;

Duke pasur parasysh tendencat për tu luftuar UÇK si kriminale, si ndërmarrje e përbashkët kriminale;

Duke pasur parasysh tendencat për mohimin e UÇK si vlerë kombëtare, madje vlera më e madhe në historinë më të re të shqiptarëve, nga qarqet e caktuara ndërkombëtare;

Duke pasur parasysh që në kurthin e këtij mohimi mekanik të kësaj vlere (UÇK) kanë rënë edhe individ të caktuar në Kosovë, e me rrezik të bien akoma edhe njerëz të rinj nga mungesa e informimit real dhe gjykimit racional të periudhës dhe proceseve nëpër të cilat ka kaluar UÇK;

Duke pasur parasysh se në Kosovë tashmë ka krizë lideri;

Duke pasur parasysh se në PDK dhe përgjithësisht në asnjë parti nuk ka njeri tjetër nga krahu i luftës për ti zëvendësuar ata që aktualisht për një kohë nuk janë;

Duke pasur parasysh faktin se Ramushi ishte në Hagë, madje i akuzuar nga Gjykata Ndërkombëtare për krime lufte në ish Jugosllavi dhe nga ku doli i pafajshëm;

Duke pasur parasysh se duhet sfiduar tendencat hegjemoniste serbe nga invazioni aktual politik e diplomatik para opinionit ndërkombëtar;

Duke pasur parasysh që dikush duhet të ngul këmbë edhe në tendencën e lëshimit pe skajshmërisht në dëm të Kosovës nga ndonjë përfaqësues nga faktori ndërkombëtar;

Duke pasur parasysh se realiteti i pasojës negative të këmbënguljes për tarifën e njëanshme 100 % nga e cila politikisht fitoj Serbia, si dhe me këmbëngulësinë ekstreme rreth demarkacionit me Malin e Zi e cila u vendos me vonesë e me hatër mbetje të miqve tanë ndërkombëtar sidomos atyre që na ndihmuan të çlirohemi (veçmas SHBA), që do të ketë reflektuar tashmë edhe te Ramushi;

Duke pasur parasysh edhe shumë gjëra që e presin Kosovën jo vetëm në të tashmen por edhe në të ardhmen e tashme dhe atë të përparme, lirisht mund të thuhet se jo vetëm që Ramush Haradinaj është njeriu më i nevojshëm por edhe njeriu i domosdoshëm që të zgjidhet në pozitën e presidentit të Kosovës.

Çdo solucion tjetër aktualisht shkon në dëm të Kosovës, sepse as nuk dërgohet mesazh nga Kosova se ne nuk heqim dorë nga vlerat tona si UÇK, e cila duhet ti takoj historisë, as nuk mund të pritet që dikush tjetër të këmbëngul në gjëra që janë kundër interesit të Kosovës, pa marr parasysh nivelin e dijes dhe përgatitjes profesionale që mund të ketë. E pse të mos thuhet edhe fakti se Ramushi jo vetëm që ka dhenë kontribut, por ai ka dhënë edhe gjak e sakrifica personale e familjare për këtë vend, gjë që e bën edhe më legjitime të qenit aktual në këtë pozitë.

Po të analizohet me gjak ftohësi gjendja në të cilën ndodhet Kosova dhe proceset me të cilat duhet të kaloj, si dhe gatishmërinë e Ramushit jo vetëm për të ngulur këmbë por edhe për të qenë elastik aty ku duhet, na bëjnë të kuptojmë se Ramushi ka dije, ka forcë e vullnet që gjërat ti shoh më ndryshe, ti shoh në prizmin e krijimit të unitetit të brendshëm, për të cilin qëllim, besoj se është në gjendje të jap çdo gjë nga vetja.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …