Ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës dhe deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka deklaruar sot para deputetëve në Kuvend se ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, po ushtron ndikim në Polici. Ai ka deklaruar se drejtori i Krimeve Ekonomike, Musli Salihu, është shkarkuar pas bastisjes së Nagip Krasniqi, shef i KEK-ut dhe ish-aktivist i Vetëvendosjes. Ai ka denoncuar edhe Policinë e Kosovës që sipas tij ka gënjyer se Krimet Ekonomike asnjëherë nuk kanë qenë duke e hetuar, Nagip Krasniqin. Ky rast është duke u hetuar nga njësiti anti-korrupsion, mirëpo nuk është e vërtetë që nuk është hetuar nga krimet ekonomike. Sveçla i kishte mbajtur për 12 orë shefat e divizioneve të hetimeve të Policisë së Kosovës. Në fillim të marsit ministri i brendshëm përafërsisht 12 orë ka mbajtur shefat e hetimeve të Policisë së Kosovës. Prandaj, thërras deputetët, veçmas ata të Vetëvendosjes që të largohen nga ndikimi i drejtpërdrejtë që janë duke e bërë ndaj drejtësisë, dhe sidomos ndaj njësiteve të ndjekjeve. Është e pakuptimtë, e tmerrshme, të mbahen 12 orë shefat e divizioneve të departamentit të hetimeve në një objekt në Parkun Nacional në Blinajë, ka thënë deputeti Rashit Qalaj.
