Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj ka bërë thirrje që të lihen anash inatet personale dhe të votohet projektligji për rimëkëmbjen ekonomike. “Ky Projektligj duke i pasur parasysh nevojat dhe rëndësinë e impaktin që ka drejtpërdrejtë në mirëqenien e jetës së qytetarëve në situatë pandemike prandaj mendoj që qytetarët e vendit nuk do të ia falin askujt nëse në këtë periudhë pandemie shikohet të bëhet vetëm politikë. Është nevojë imediate e shtetit për qytetarët e vendit”, ka deklaruar gjatë intervistës për “Ekonomia Online” deputetja, Albena Reshitaj. Ajo ka shtuar më tutje se dua të besoj se të gjithë deputetët e Republikës së Kosovës në Parlament do ta votojnë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike në lexim të dytë. Normalisht pasi i kanë vendosur edhe idetë e tyre dhe kanë bërë plotësim ndryshimet e duhura sepse jemi në një fazë shumë të vështirë po futemi në një situatë të jashtëzakonshme edhe më të jashtëzakonshme se sa ajo që ka qenë deri më tani.
