Reshje të shumta të shiut, Kryetari Muharremaj në terren

Pas reshjeve të shumta për çdo ditë, rruga me e rrezikuar nga vërshimet në komunën e Suharekës është “Rruga e Reqanit”- Rruga “Xhavit Sylaj”, e cila sa herë ka reshje ka edhe problem me vërshime dhe po shkakton problem jo vetëm për qarkullim të qytetarëve por edhe nëpër oborret dhe shtëpitë e kësaj lagje. Për të parë nga afër këtë gjendje ka dal Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, i cili është shprehur se: “jemi këtu për të bërë një zgjidhje të përhershme sepse çdo herë këtu ka probleme sa herë që ka reshje, ashtu siç kam premtuar, gjatë mandatit tim do ta bëjmë zgjidhjen përfundimtare dhe se qytetaret do ta kenë të zgjidhur këtë problem, është shprehur kryetari Muharremaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …