Reshjet e shiut të përcjella me breshër gjatë ditës së spremte, kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në territorin e komunës së Rahovecit. Drejtori i Bujqësisë Berat Duraku së bashku me zyrtarë të DBPZHR-së, kanë dalë në terren për të parë gjendjen, kanë takuar fermer dhe është konstatuar se epiqendra e breshërit ishte në mes të fshatrave Bratotin, Vrajakë dhe Drenoc. Më të dëmtuarat duket të jenë: Vreshtat dhe Drithërat.
Nga e hëna do të formohen komisionet për të evidentuar dëmin e shkaktuar dhe do të përpilohet raport detal dhe do të mundohemi t’ju dalim në ndihmë bujqve që janë dëmtuar, ka thënë drejtori Duraku.