Retkoceri: Komuna e Prishtinës kundëligjshëm po i kërcënon qytetarët me përmbarim për faturat e mbeturinave

Përplasjet mes Komunës së Prishtinës dhe kompanisë “Pastrimi” për pagesat e mbeturinave po zgjasin prej më shumë se pesë muajsh. Së fundmi, qytetarëve u janë dërguar paralajmërime për përmbarim nga komuna.

Për këtë ka reaguar, shefi i asamblistëve të PDK-së në Prishtinë, Leutrim Retkoceri, i cili ka akuzuar Komunën dhe Drejtorinë e Shërbimeve Publike (DSHP) se po dërgojnë zarfa me kërcënime për përmbarim në mënyrë të paligjshme.

“Zarfa me kërcënime për përmbarim po u dërgohen qytetarëve në mënyrë të paligjshme nga Komuna dhe Drejtooria e Shërbimeve Publike në kundërshtim të plotë me Rregulloren për Menaxhimin e Mbeturinave, që qartëson se pagesa duhet të bëhet nga ndërmarrja “Pastrimi”. Përmes kësaj skeme të kundërligjshme Rama e Brestovci po u kërkojnë qytetarëve para që s’iu takojnë, për të shpërblyer kompanitë me të cilat kanë bërë pazare”, thuhet në reagimin e shefit të grupit të asmableistëve të PDK-së në Prishtinë, Leutrim Retkoceri. Komuna ka shpërndarë zarfa me kërcënim të përmbarimit me afat dy javorë edhe nëse borgji është vetëm për tre muajtë e parë të këtij viti, pra janar, shkurt, mars 2025 me shumën maksimale prej 18.60 €.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e Parë e e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në Komunën e Deçanit

U mbajt mbledhja e Parë e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) në Komunën …