Retrospektive e qytetit të Ferizajt përmes fotografive

Në bulevardin e qytetit në Ferizaj, është bërë hapja e ekspozitës me fotografi me titull “Retrospektivë e qytetit të Ferizajt nga syri i Eqes”. Hapjen zyrtare të kësaj ekspozite e ka bërë drejtorja e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemile Murati-Shabani, e cila e ka vlerësuar tejet lart këtë ekspozitë. Ajo ka thënë se kjo ekspozitë ka vlera të larta artistike. Të pranishmit me një fjalë rasti i ka përshëndetur edhe autori i kësaj ekspozite Eqrem Ejupi-Eqa. Ai ka shprehur mirënjohje dhe falënderime për të gjithë, por edhe për ata që ja mundësuan hapjen e kësaj ekspozite shumë të veçantë për qytetin e Ferizajt. Kjo ekspozitë është hapur në kuadër të “Ditëve të Mërgatës”, që po mbahet nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …