Agjencia prestigjioze e lajmeve Reuters, ka raportuar për vaksinat e skaduara në Kosovë. Sipas kësaj agjencie, Qeveria e Kosovës ka vendosur të shkatërrojë 133 mijë vaksina AstraZeneca, kundër COVID-19, pas datës së skadimit të tyre, pasi vendi po përballet me një rritje të ashpër të shkallës së vdekjeve nga koronavirusi. “Vaksinat që do të shkatërrohen ishin pjesë e një donacioni nga Norvegjia, ku data e skadimit ishte 31 gushti”, shkruan Reuters. Kjo media shkruan se vendimi për shkatërrimin e vaksinave shkaktoi shumë kritika, ku disa njerëz edhe kërkuan dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë. “Mosgatishmëria për të marrë vaksina, vështirësitë teknike gjatë përpjekjes për të bërë një termin në internet dhe propaganda për dëmet nga vaksinat e kishin vënë Kosovën ndër vendet me normat më të ulëta të vaksinimit në Evropë, me 15.7%”, shkruan kjo agjenci.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …