Kosova, Shqipëria dhe Kroacia nënshkruan javën e kaluar një marrëveshje bashkëpunimi ushtarak në Tiranë, duke theksuar se qëllimi i saj është forcimi i sigurisë dhe bashkëpunimit mes këtyre shteteve, dhe jo drejtuar asnjë shteti të caktuar. Megjithatë, Serbia reagoi ashpër, duke pretenduar se marrëveshja ka shkelur një marrëveshje të vitit 1996 dhe është bërë pa dijeninë e ShBA-së dhe NATO-s. Në përgjigje, ministrat e mbrojtjes nga shtetet nënshkruese të marrëveshjes theksuan se ajo ishte koordinuar me udhëheqësit e ShBA-së dhe NATO-s, duke hedhur poshtë pretendimet e Beogradit.
