Revitalizimi i Urës së Ibrit në Mitrovicë që ishte paraparë të përfundonte me 15 qershor, tashmë ka dështuar. Përveç rrethojave të vendosura gjatë vitit të kaluar, asgjë nuk është ndërmarrë për largimin e barrikadës së vendosur aty nga serbët. Kësisoj, deklarimet e kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri po ngjajnë të jenë premtime boshe. Qytetarët mitrovicas konsideron se revitalizimi i kësaj ure nuk ka qenë i nevojshëm, meqë ajo është një nga urat më stabile e projektuar nga ekspertë francezë. Ata thonë se e gjithë kjo është lojë e ndërkombëtarëve sa për të vlerë kohë deri në arritjen e një marrëveshje mes palëve.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …