Rexhë Gegaj: Lamtumirë veteran i UÇK-së, Halim Halimi – BACI, një jetë e përkushtuar për Lirinë e Kosovës

Sot, në fshatin e tij të lindjes  Gegaj-Dobratin të Komunës së Besianës, u varros veterani i UÇK-s, Halim Halimi-BACI!

Lindi dhe u rrit në Kosovën e pushtuar, por asnjëherë nuk u ndal së ëndërruari dhe punuari për Lirinë e Kosovës.

Vitet 90-ta sikur një numër i madh i Shqiptarëve edhe BACIN dallgët e jetës e sollën në Mërgim, pikërisht në Gjermani.

Dhe pikërisht kur Atdheu lëshoi Kushtrimin, Baci iu përgjigj me kënaqësinë më të madhe. U rreshtua përkrah djemve dhe vajzave më të mirë të Atdheut në luftën Çlirimtare kundër armikut shekullor. Pas lufte iu kthye jetës familjare dhe kishte shumë pak fjalë.

Asnjëherë të vetme nuk e dëgjuam duke rrahur gjoks, apo duke u lavdëruar për “shërbimin” ndaj atdheut. Ishe burrë i urtë e fjalë pak, por i vendosur dhe një shqiptar i madh.

Lamtumirë Bac!

Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës që e dashte më shumë se vetën tuaj!!

Kontrolloni gjithashtu

Instituti i Historisë “Ali Hadri”, organizon tryezë me temën: “Roli i Gruas Shqiptare në Organizatat e Fshehta Politike në Kosovë”

FTESË PËR PJESËMARRJE NË TRYEZË DISKUTIMI INSTITUTI I HISTORISË “ALI HADRI” – PRISHTINË INICIATIVA PËR …