Rexhepi Kukaj u lind me me 18 tetor 1966 në Kabash të Prizrenit. Kishte katër vëllezër e një motër. Rexhepi ishte fëmija i parë. I ra edhe barra të përballej me luftën për ekzistencë, që fare i vogël. Në familje, babai Ferizi, ishte i vetëm për krah pune. Armiku gjithnjë përdori si armë shumë të fuqishme, varfërinë, bukën, kundër atyre njerëzve e familjeve shqiptare që nuk pajtoheshin me pushtuesin. Në këtë mënyrë veproi edhe me familjen e Rexhep Kukajt. Pushteti i atëhershëm, e kishte privuar nga çdo lloj pune, duke lënë në gjendje të rëndë ekonomike. Në kohën që duhej të vijonte shkollimin, pikërisht kushtet e rënda ekonomike ia pamundësojnë të vazhdonte mësimin në të mesmen.
Në vitet në vijim 1981 – 1990, së bashku me Halim Ahmetajn, do të merren edhe me organizimin e demonstratave si në fshatin e Korishës dhe në qytetin e Prizrenit. Guxumi i tyre, i nxisti shumë të rinj t’i bashkoheshin demonstratave. Do të jenë shumë aktiv e në ballë, duke u përleshen me milicinë serbe.
Në fillim të vitit 1990, ngritën grupe me të rinj, që stërviteshin në malet e Kabashit. Dy të rinj kishin ardhur nga Gjakova e Deçani. Këtu ishte Mentor Kaçi e Naim Krasniqi, nga Fronti i Rezisencë. Naimi, merreje me pjesën ushtarake. Në këtë grup stërvitjesh, ishte edhe Rexhep Kabashi, tregojnë Islam Dakaj e Burim Ukimeri, bashkëluftëtarë të Rexhepi Kukajt.
Për shkak edhe të aktiviteteve të mëparshme, për t’iu shmangur burgosjes e dënimit, në tetor 1990, Rexhepi shkoi në Zvicër. Pas një periudhe, kthehet në Kosovë, në familje të tij.
Rexhepi, afërsisht në vitet 1993 – 1994, shkon përsëri në Gjermani. Atje do të marrë pjesë në tubime e demonstrata të shqiptarëve. Duhet ta përkujtojmë, se xhaxhai i tij, ishte pjesë e LPRK – së, prandaj do të jetë i informuar edhe më mirë Rexhepi dhe i angazhuar në këto aktivitete ashtu sikurse pjesa e madhe e bashkatdhetarëve. Disa javë pas daljes publike të Ushtria Çlirimtare të Kosovës me 28 nëntor 1998, do të kthehet në Kosovë, fshehtas, sepse ishin në listë për t’u arrestuar.
Në mars të vitit 1998, në mënyrë të organizuar, kishte ardhur nga Perëndimi, Islam Dakaj nga Korisha e Rexhë Memaj nga Lutogllava (Malësi e Re), me një grup të madh shokësh, për t’iu bashkuar luftë së armatosur çlirimtare. Formacioni i organizuar i LKÇK – së, do ta udhëheq grupin nëpër Pashtrik, duke i sjell në fshatin Dobërdelan të Suharekës. Islam Dakaj më pas nga aty dërgohet në Pagarushë të Malishevës. Pas disa ditë qëndrimi andej, ilegalisht do të futej në Korishë.
Islam Dakaj, do të fillojë i pari së bashku me Rexhë Mëmën, krijimin e bazave të luftës. Në takimin që do të mbajnë ata në fshatin Korishë, me fshatarë e subjektet legale, shprehen se grupi i tyre duhej të mbetej e do të vepronte edhe më tej ilegalitet. Kjo ishte periudha ku lëvizjet ilegale ishin dobësuar shumë, për shkaqet që dihen e nuk do të përmenden këtu. Për takimet e organizimet për luftë të armatosur, ishin edhe Burim Ukimeri, Lulzim Kabashi, Avdyl Dakaj, Bajram Ahmetaj etj. Rexhep, kur arriti të kthehej nga Gjermanie, e njofton familjen për vendimin, që t’i bashkohej UÇK – së. Menjëherë do të vihen në kontakt me personat e cekur më lartë. Islam Dakaj ishte caktuar përgjegjës për këtë rajon. Kishte filluar ngadalë të zgjerohej e shtohej numri i të rinjve, që i bashkoheshin grupit të armatosur.
Në korrik të vitit 1998, Rexhep Kukaj, së bashku me shokun e tij të pandashëm, Halim Ahmetajn dhe numër ushtarësh, do të marrin rrugë për Shqipëri, nga ana e Junikut. Aty do të bien në pritë të organizuar të ushtrisë serbe. Nga kufiri, të dy së bashku, kthehen në Junik, në Brigadën 125 të komandantit Ramush Haradinajt. Pas disa kohë qëndrimi atje, do të kthehen në Korishë.
Me 17 gusht 1998, përsëri, Rexhep Kukaj e Halim Ahmetaj, me grup luftëtarësh, marshojnë drejt kufirit të Shqipërisë për armatim. Gjatë kthimit në Pashtrik, prapë bien në pritë të organizuar të ushtrisë pushtuese serbe. Rexhepi e Halimi, me gjakftohtësi, dhe mundë të dalin nga prita. Në këtë pritë bien Isuf Balaj nga Korisha dhe pesë dëshmorë të tjerë nga fshati Greikoc. Aktivitetit i Rexhep Kukajt, vazhdonte me intensitet të shtuar. Do t’i bashkohej në luftë edhe i vëllai, Ramizi.
Në këtë periudhë, në Kabash u formuan dy Kompani. Komandant i Kompanisë së parë u emërua Islam Dakaj, kurse i të dytës Sahit Rexha. Islam Dakaj emëroi komandant skuadre Rexhep Kukajn, Rexhë Memaj, Halim Ahmetajn, për armatim e furnizim, Burim Ukimeri për ndërlidhje etj.
Sipas bashkëluftëtarit Burim Ukimeri, në shtëpinë e Rexhep Kukajt, pavarësisht gjendjes së vështirë ekonomike, kanë qëndruar me muaj dy ushtar të UÇK – së, nga Drenica, të angazhuar në këtë pjesë të Kosovës .
Në ofensivën e ushtrisë pushtuese, me 24 gushtit 1998, në Malet e Berishës, bien dëshmorë, Gani Kastrati, Nuhi Mazreku, Afrim Buçaj, dhe me 25 gusht bien edhe Ismet Jashari (Kumanova) e Habib Zogaj. Pushtuesi, duke përdorur të gjitha llojet e armatimeve, nga largësia, dhe taktikën e tokës së djegur, arriti t’ merrte trupat e pesë të rënëve. Do t’i groposin në Shirokë të Suahrekës, në një vend të përbashkët, si lloj hakmarrjeje dhe për t’ua humbur gjurmët.
Në dhjetor të atij viti (1998), Rexhep Kukaj e Halim Ahmetaj, siç tregojnë ish luftëtarët, Burim Ukimeri e Islam Dakaj, me ndihmën e njësiteve të Kabashit, do të marrin pjesë direkt në aksionin e nxjerrjes së pesë të rënëve. Ishte e vështirë dhe delikate, zhvarrosja e të rënëve. Në Shirokë, vazhdojnë më tej ata, ishin stacionuar trupa të shumta të ushtrisë e formacione tjera paraushtarake Por, pavarësisht kësaj, arrijnë të depërtojnë tek vendi, e t’i zhvarrosin të pesë dëshmorët. Me 2 dhjetor 1998, Ismet Jasharin – Kumanova, Gani Kastratin, Nuhi Mazrekun, Afrim Buçajn dhe Habib Zogajn, i varrosin me nderime ushtarake në varrezat e Kleçkës.
Ushtria serbe me qindra trupa, e armatim të rëndë, me 11 mars, i drejtohen për rrethim, fshatit Jeshkovë të Vrrinit. Aty ishte vendosur diku nga fillimi i shkurtit, Njësia Speciale e brigadës 125 e Zonës Operative të Pashtrikut me komandant Hysen Rexhepin. Në këtë përballje shumë të ashpër dhe absolutisht krejt të pa barabartë, bie Komandant Hysen Rexhepi me nëntë ushtarë të tij.
Për të kuptuar më mirë zhvillimin e ngjarjeve më pas, Jeshkova me Kabashin, në vijë ajrore, ka afërsisht dhjetë kilometra. Kështu, pas ofensives së Jeshkovës me 11 mars, ushtria e armikut, me 17 mars 1999, do t’ia mësynte edhe Kabashit.
Të parët që e kishin hetuar rrethimin, ishin ushtarët e skuadrës së Rexhë Memës. Por edhe Lulzim Ahmetaj, vëllai i Halimit Ahmetaj, në mëngjes, a po u njoftua, niset menjëherë me një kalë, drejt pozicioneve të njësiteve të UÇK – së në Kabash. Në mes të rrugës, nga bombardimet, i vritet kali. Lulzimi shpëtoi, duke ndjkur rrugë e shtigje tjera. Mes plumbash e goditejsh artilerie, Lulzimi arriti të bashkohej me vëllain Halimin e me Rexhep Kukajn, Islam Daken, Rexhë Memen dhe me ushtarët e tjerë, duke u dhënë njoftimin për mësymjen e ushtrisë. Kurse, më vonë, aty rreth orës 9.30, edhe Lulzim Kabashi komandant Kompanie, merre njoftimin nga Komanda e Zonës, për rrethimin nga të gjitha anët. Këtë njoftim ia transmeton edhe Komandantit tjetër të Kompanisë, Islam Dakajt. Menjëherë bëhen përpjekje të ngritjes së antenave të radiolidhjeve, për komunikim me Komandën e Zonës.
Rexhep Kukaj, Halim Ahmetaj, Murat Kabashi, Rexhë Memaj e disa ushtarë të tjerë, janë pozicionuar, përballë forcave të ushtrisë serbe. Këtu do të qëndrojnë deri në rënie, Rexhep Kukaj e Halim Ahmetaj si dhe Murat Kabashi. Sipas dëshmitarëve, nga zjarri armik, duke përdorur të gjithë arsenalin e armatimit të rëndë, ishin prerë e bërë copë lisat e mëdhenj e i gjithë mali aty përreth. Por pavarësisht sulmeve të këtyre përmasave nga armiku, Rexhep Kuja e Halim Ahmetajt, po rezistonin e luftonin, me ato armë që kishin, pa u tërhequr e pa e pushuar zjarrin. Rexhë Memaj, i cili gjendej më në verilindje të atyre pozicioneve me njësitin e vet, tregonte se si dëgjohej nga atje kënga nga luftëtarët: moj Shqipni mos thuj marova dhe rezistenca e zjarri i tyre pa pushim. Ata qëndruan, mbi gjashtë orë deri në flijim. Së pari, në altarin e lirisë bie dëshmor Rexhep Kukaj. Pas pak, bie edhe Halim Ahmetajt dhe Murat Kabashi.
Për t’i ikur rrethimit dhe asgjësimit, grupi tjetër ka ndjekur itinerarin, nga ana veriore. Te vendi i quajtur Curri i Haxhes, njësiti i Islam Dakajt has në një tanks. Kjo do të thoshte se makineria e rëndë luftarake, kishte arritur deri lart duke e rrethuar zonën gjithandej.
Ushtarët e kësaj skuadre, thuajse gjendeshin ballë për ballë, me rrezikun e rrethimit të plotë dhe të eliminimit të tyre. Te vendi i quajtur Ara e Rrustem Alisë ose Kroi i keq, tregon Islam Dakaj, ngritëm pozicione mashtrimi, ose të rrejshme. Këtu, do të përdornim, taktikën e ujkut ose gjysmë guerilje me shkëmbim zjarri, mësymje dhe tërheqje. Duke ditur shumë mirë terrenin, pjesa e luftëtarëve nën udhëheqjen e Islam Dakës, arrijnë të largohen, duke synuar ta godisnin armikun, nga ana e prapme. Këtu, thotë Islam Dakaj, kishim mjaftë ushtarë të rinj të paarmatosur. Prandaj kishim shumë kujdes që të mos pësonin asnjëri nga ata. Nga komunikimi me radiolidhje, me anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm, na premtua që të na vinë në ndihmë skuadra të udhëhequra nga Jetullah Qarrin (Komandant Guri) por pasi të qëndronim disa ditë, vijon rrëfimin më tej, Islam Dakaj.
Në pasditen e vonë, pas gjashtë a shtatë orësh, të datës së 17 mars 1999, trupat dhe makineria e rëndë e ushtrisë pushtuese, tërhiqet për në Prizren.
Të nesërmen, me 18 mars, Islam Dakaj, Rexhë Mema, Hilmi Hoxha e të tjerë, dalin tek pozicionet, për t’i gjetur të rënët, Rexhep Kukaj, Halim Ahmetaj e Murat Kabashi. Pas kërkimesh intensive, të kësaj dite, afër mbrëmjejes, së pari u gjend Rexhep Kukaj. Sipas Rexhë Memes, Rexhepi ishte goditur nga një snajper.
Ky grup, arrijnë ta tërhiqnin trupin e dëshmorit Rexhep Kukaj, maleve e shtigjeve, në drejtimin verilindor, drejt fshatit Greikoc të Suharekës, gjegjësisht deri në lagjen e Kicajve të këtij fshati.
Kështu, pas dy ditë kërkimesh, meqë kishte mjegull e borë, e cila të mbante, por kur ecje edhe të lëshonte, tregojnë ish ushtarët, është gjetur edhe trupi i dëshmorit Halim Ahmetaj dhe pastaj edhe i dëshmorit Murat Kabashi.
Me 20 mars 1999, Rexhep Kukaj, Halim Ahmetaj dhe Murat Kabashi, varrosen me nderime ushtarake. Ishin të pranishëm Jetullah Qarri, i quajtur Komandant Guri dhe anëtarit i Shtabit të Zonës, Sabahudin Cena, e në prani të shumë luftëtarëve, familjarëve të dëshmorëve dhe të popullatës që kishin mbetur në atë territor.
Të tre dëshmorët, thot Islam Dakaj, Komandan i Kompanisë së Parë, ishin shumë të rinj, shumë trima por dhe shumë të bukur, (të pashëm). Nuk morën parasysh asgjë, as jetën e tyre e as të familjes, përballë forcës së ushtrisë së armikut e pakrahasueshme, me ato të njësiteve tona. Iu dhamë lamtumirën, me breshëri armësh, që të vazhdojmë luftën për liri.
Pas 18 marsit 1999 e këtej, kishte herë pas here shkëmbim zjarri me ushtrinë armike, por ata më kurrë nuk ia mësynë të futeshin tek pozicionet e formacioneve të UÇK- së, në këtë territor. Kabashi lidhet përmes malesh, pa shkëputje me terrenin përreth e tutje me rrëzë maleve të Suharekës: Greikoc, Mushtisht, Maqitevë, Buzhalë, Budakovë e Jezerc të Ferizajt. Kjo pjesë ishte zonë e lirë, deri në çlirimin e Kosovës.
I gjithë ky terren e kjo zonë e paraqitur, është vend shumë strategjik për luftë guerile. Këtu erdhën nga rajone të ndryshme numë ushtarësh, e që nga tri kompani u formuar Batalionin i Dytë i Brigadës 125 të ZO të Pashtrikut me mbi 300 ushtar të armatosur e të stërvitur mirë. Komandant ishte emëruar Lulzim Kabashin. Ishte djegur Korisha e fshatrat përreth, si dhe fshatrat tjerë të Suharekës. Kështu në këto anë u vendosën shumë banorë civilë të këtyre trevave.
Pas Çlirimit, më 15 shtator 1999, trupat e tre dëshmorëve të betejës së Kabashit, Rexhep Kukaj, Halim Ahmetaj e Murat Kabashi, u zhvarrosën nga Budakova dhe u varrosën me nderime ushtarake në varrezat e dëshmorëve në Landovicë të Prizrenit. Sot Rexhep Kukaj prehet në këto varreza, së bashku me të gjithë dëshmorët e Brigadës 125. Këtu pushojnë edhe tre dëshmorët e fshatit Korishë, të rënë në lokalitete tjera: Fadil Balaj në Pashtrik, Besnik Muçaj, në Vraniq të Suahrekës dhe Isuf Balaj në Skorrobisht të Prizrenit.
Për Rexhep Kukajn, vetë fakti i kthimit të tij nga Perëndimi dhe braktisjes e qetësisë personale, duke iu bashkua UÇK – së, është akt i vetëdijes më të lartë patriotike, i cili shfaqet me përmasa madhështore, të personalitetit e të shpirtit patriotike. Ky akt sublim e bënë dëshmorin të pavdekshëm. (Abedin Balaj)
