leoni

Rexhep Hoti

Rexhep Hoti blen 300 mijë euro libra për të furnizuar Zyrën e Kryeministrit në detyrë

Koordinatorit Nacional për Kulturë, Arsim, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti ka shpallur tender në vlerë prej 300 mijë euro për të furnizuar Zyrën e Kryeministrit me libra shkollore. Kështu mëson “Gazeta Blic” nga burime brenda qeverisës. Sipas tyre, Hoti si koordinator  ka nënshkruar tenderin në vlerë prej 299 mijë e 700 euro më 16 shtator, vetëm 5 ditë pas dhënies së kontratës. Njoftimi për nënshkrim të kontratës është publikuar nga  ZKM-ja në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.(KRPP). Në bazë të njoftimit në KRPP, për këtë tender ka pasur shumë të interesuar. Gjithsej 25 kompani kanë dorëzuar ofertat e tyre për të kryer furnizimin me këto libra, por që në fund fituese është shpallur Grup i Operatorëve Ekonomik N.T.P. VLORA ; Ndërmarja Tregatre Grafike Blendi. Kështu derdhen paratë e buxhetit të Kosovës për Qeverinë më të kamur  të vendit, me rreth 100 ministra e zëvendës-ministra, me mijëra këshilltarë e zhvatës publikë të parasë publike, Qeveri e cila nuk do të harrohet vetëm për shpenzimet enorme të buxhetit, rritjen qind për qind të pagave dhe thellimin e papunësisë e të varfërisë në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban

Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …