Rexhep Hoti

Rexhep Hoti: “PDK-ja i ka votat për Demarkacionin, po e presim LDK-në”

Rexhep Hoti, anëtar i Këshillit Drejtues të PDK-së, si dhe zëvendësministër i Kulturës, Rinisë e Sportit, gjatë një emisioni televiziv ka thënë së partia e tij do ta votoj demarkacionin dhe së është unike në raport me këtë çështje, ndërsa është duke e prit LDK-në. “Partia Demokratike i ka votat për Demarkacionin; ne jemi duke e pritur Lidhjen Demokratike të Kosovës”, ka deklaruar Hoti. “Jo vetëm që i kemi votat për Demarkacionin, por PDK është unike dhe ka mirëkuptim për kryeministrin që ka problem me 30 për qind të deputetëve. Por, ne të PDK-së kemi vendim unanim për ta votuar Demarkacionin. Mund të mos jemi një votë ose dy, por jo më shumë, kurrë”, ka theksuar Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Afrim Kasolli: VV po blen kohë, mungon konsensusi për kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Afrim Kasolli ka vlerësuar se situata aktuale në Kosovë është futur në një …