Akademik Rexhep Qosja tregon mbi lëvizjen, që ka nisur në Kosovë, si një ballafaqim me vetveten, duke ndaluar tek figura e Isa Mustafës që duhej të ishte në gjyq, sipas Qosjes, për krimet që ka urdhëruar, ku akademiku veçon 30 studentët e vrarë në protestat e 90-ave dhe e paralelizon atë kohë me protestat e sotme, që kanë përballë po njësoj Isa Mustafën. “Njerëz me merita të luftës, njerëz të UÇK-së po qërojnë hesape me veten, e padëshiruar, nuk e dëgjoj lehtë këtë, por aq më e lehtë është që ne të ballafaqohemi me ata që kanë punuar kundër këtij populli dikur, shprehet Qosja. Në një shtet historik, me përvojë historike, me tradita shtetërore, njerëz të tillë në kushte të tjera do të nxirreshin në gjyq, për krimet që kanë bërë. Kanë vrarë të rinjtë që kanë protestuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Asnjë prej atyre që kanë qenë në qeveri nuk shihen më. Unë them se aty ka pasur edhe njerëz të mirë, siç thotë populli, i ka zënë taksirati dhe janë skajuar, disa prej tyre kanë shkuar të jetojnë jashtë. Ky vjen tani e na sundon me metoda që po i shohim çfarë janë, me dhunë, me presione që janë politike e psikologjike mbi njerëzit. Ne përjetojmë sot një terror psikologjik, si dikur. Prej një viti e ca ne jetojmë me një krizë politike dhe institucionale, me pasoja të ndryshme ekonomike, shoqërore, etj. Këto pasoja janë të një terrori psikologjik e cila ka filluar me ardhjen e këtij njeriu në pushtet dhe me aleancën që krijoi ky me PDK-në, thekson ai.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …