leoni

Rexhep Selimi

Rexhep Selimi: AAK-ja nuk është marrë vesh me dy subjektet tjera opozitare lidhur me protestën e 14 majit

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi  është cituar të ketë deklaruar se AAK-ja pavarësisht se muajve të fundit ka qenë e bashkuar me Vetëvendosjen e Nismën për Kosovën në aktivitetet e tyre kundërshtuese ndaj qeverisë, siç duket tani ka vendosur që e vetme të marrë “timonin” dhe të organizojë protestat kundër qeverisë. AAK ka thirrur protestë më 14 maj ani pse një gjë të tillë e kanë kundërshtuar në subjektin më të madh opozitar Vetëvendosje, pasi sipas tyre AAK nuk është marrë vesh edhe me dy subjektet tjera opozitare. Nuk e di çfarë mendon AAK-ja. Por, së paku uroj ta kenë menduar hollë këtë punë. Ta shohim në ditët në vijim. Shpresoj ta kenë qëllim  e mirë, siç thonë ata”, tha Selimi.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …