Përderisa kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në një intervistë për RTV21 ka treguar se Grenell e ka paralajmëruar për masën e sanksioneve të SHBA-ve nëpërmjet fondit MMC, shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, në koalicion qeveritar me LDK-së ka deklaruar se nuk ka ftohje të raporteve të Kosovës me Amerikën. Ai madje, i ka thënë se Shtetet e Bashkuara se nuk duhet të rreshtohen në anën e Serbisë, dhe nuk do të lejohet ftohje e raporteve ndërmjet dy vendeve. Deklarimet e tilla, ka thënë se janë vetëm retorikë e opozitës, thotë Selimi, pa përmendut qëndrimin e gjysmë së pozitës, qëndrimin zyrtar të LDK-së. Selimi shprehet i bindur se Amerika nuk do të rreshtohet në anën e Serbisë, kundër Kosovës, për shkak të taksës. Pavarësisht qëndrimit zyrtar të Shteteve të Bashkuara, Selimi fajin për krejt këtë e gjen te opizita dhe te kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi.
Kontrolloni gjithashtu
Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament
Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …