Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, i cili është dekorua nga kryetari i vendit Hashim Thaçi, ka refuzuar ta pranojë dekoratën. “Pashë në media një liste të gjatë të të dekoruarve dalë nga zyra e Presidentit të Kosovës me rastin e 10 Vjetorit të Pavarësisë. Aty pashë edhe emrin tim. Por, unë REFUZOJ të pranojë dekoratë nga një person si Thaçi”, ka thënë Selimi. “Dekorata e dhënë prej tij nuk më bën nder as mua e as ndonjë luftëtari të UÇK-së. Refuzoj të pranojë dekoratë nga ai i cili shet tokë të Kosovës sot ashtu siç deri më tani i shiti idealet e luftës se UÇK-së”, ka thënë Selimi më tej.