Rexhep Selimi: Dorëheqja nuk është vetëm më akt moral, por është detyrim ligjor

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka bërë të ditur për mediet se protestat për rrëzimin e Qeverisë  do të vazhdojnë, por nuk ka treguar datën e saktë. Selimi ka thënë se nuk pret që do të mbahet ndonjë seancë, në të cilën Hashim Thaçi do të votohej për postin e presidentit të shtetit. Por ka garantuar se metodat do të jenë të njëjta me ato të protestës të së shtunës. “Do të ketë protesta të reja, për aq sa nuk do të ketë vendime të qeverisë për tërheqje nga Marrëveshjet e dëmshme. Nuk do të jenë nesër e pasnesër, por as nuk do të jetë periudha të gjata pa protesta”, ka thënë Selimi. Kjo kohë, ka thënë ai në “Interaktiv” të KTV-së, duhet t’i shërbejë Qeverisë për të reflektuar që të tërhiqet. “Dorëheqja nuk është më akt moral, por është detyrim ligjor”, ka thënë Selimi. Ai ka treguar se do të vazhdojë edhe bllokada në Kuvendin e Kosovës. Selimi e ka quajtur cinike dhe arrogancë politike një deklaratë të Thaçit, dhënë më herët se e tërë opozita nuk ka vota sa partia që ai udhëheq. Selimi ka thënë se nuk pret që do të ketë seancë, në të cilën Hashim Thaçi do të votohej për postin e presidentit të shtetit.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …