Deputeti i lëvizjes “Vetëvendosje”, Rexhep Selimi, ka thënë se kryeministri Haradinaj është zbutur rreth qëndrimit të tij për Demarkacionin. “Kryeministri Haradinaj duket se i ka dhënë rrugë tjetër Demarkacionit ndryshe prej asaj çfarë kemi pritur. Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi është e padrejtë dhe e dëmshme për Kosovën. Sipas Selimit, duket se kryeministri tashmë do t’i japë rrugë tjetër kësaj çështjeje, edhe pse sa ishte në opozitë kishte deklaruar diçka tjetër. “Kështu thoshte edhe vetë Haradinaj sa ishte në opozitë dhe veprimet e tij presim që të jenë në përputhje me atë çfarë kishte deklaruar atëherë”, ka shtuar Selimi për gazetën “Zëri”.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …