Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka deklaruar se zhvillimet e fundit në Kosovë kanë nxjerrë defektet e sistetimit të sigurisë në vend. Bastisjet e zyreve të opozitës në mënyrë ushtarake dhe duke parë dhunën ndaj protestuesve, arrestimet e paligjshme edhe të deputetëve tregojnë se është shkelur ligji për policinë e Kosovës”, është shprehur Selimi për mediet. Ai ka thënë se janë shkelur neni 2, 10 dhe 13 i Policisë së Kosovës. Selimi ka kërkuar nga zyrtarët policorë që të respektojnë ligjin për Policinë e Kosovës. Po ashtu edhe neni 13 që ka të bëjë me zbatimin e urdhrave të ligjshëm dhe mos zbatimin e urdhrave të paligjshëm. Kërkojmë nga zyrtarët policorë që ta respektojnë ligjin për Policinë e Kosovës. Shumë pjesëtarë të policisë se kanë kaluar verifikimin e sigurisë. As policia e as MPB-ja nuk kanë dhënë përgjigje lidhur me këtë çështje. Nga moskalimi i verifikimit të sigurisë, zyrtarët policorë po shantazhohen që të zbatojnë urdhrat politik. Është koha e domosdoshme që Policia të reflektojë dhe të zbatoj ligjin për policinë dhe ligjet tjera të Kosovës. Ky pushtet po bie por Policia nuk duhet të bie”, ka thënë Selimi.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …