leoni

Rexhep Selimi: Ende pa filluar dialogu më Serbinë shihet mungesë e transparencës, kjo do t'i sjell vetëm dëme vendit

Rexhep Selimi: Lëvizja Vetëvendosje nuk bashkëpunon me Listën Serbe për ta rrëzuar Qeverinë Haradinaj

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka bërë me dije se kjo parti nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe për ta rrëzuar Qeverinë Haradinaj. “Ai ka vlerësuar se Qeveria Haradinaj duhet të rrezohet sa më shpejtë por jo nga Lista Serbe për shkak të taksës ndaj mallrave serbe. “Ashtu siç ju patëm paralajmëruar para një viti në seancën e Kuvendit të Kosovës, erdhi dita që njëri nga partnerët e koalicionit qeverisës, Lista Serbe po e kërkon rrëzimin e Qeverisë Haradinaj. Por, ashtu siç nuk jemi bërë bashkë me Listën Serbe as për ta votuar Haradinajn, po ashtu edhe nuk bashkëpunojmë me Listën Serbe as për ta rrezuar atë. Qeveria Haradinaj vërtetë duhet të rrezohet, sa më shpejtë aq më mirë, por jo nga Lista Serbe për shkak të taksës ndaj mallrave serbe por nga qytetarët e Kosovës dhe pozita për shkak se Qeveria Haradinaj është qeveri e paaftë, qeveri e skandaleve e mbi të gjitha një qeveri e padrejtë”, ka shkruar Selimi.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …