Lëvizja Vetëvendosje përmes një konferencë për media i ka shpalosur ato që i quan dështime të institucioneve të sigurisë në Kosovës. Deputeti, Rexhep Selimi tha se institucionet kanë kaluar në situata të vështira dhe në më shumë se çdo mandat tjetër qeverisës në këtë mandat kanë ndodhur shumë skandale. Ai e përmendi deportimin e gjashtë shtetasve turq, i cili sipas tij ka ndodhur në mënyrë jo të ligjshme. Selimi tha se punën e Ministrisë së Brendshme e ka vështirësuar edhe ndërrimi i shpeshtë i ministrave. Kurse, duke folur për Agjencinë Kosovare të Inteligjencës Selimi tha se në këtë vit në këtë institucion kanë ndodhur zhvillime që e kanë dëmtuar. “Në AKI kanë ndodhur zhvillime që e kanë dëmtuar këtë institucione. Në krye të këtij institucioni ka ardhur një person i cili duhej të shkarkohej, derisa brenda këtij institucioni të lartë të sigurisë ka ndodhur edhe një vrasje”, ka shtuar Selimi. Sipas tij, Policia ka dështuar të ofrojë siguri për mbrojtjen e viktimave të dhunës, si dhe ka dështuar në sigurinë në trafik. Selimi po ashtu shpreh se qeveria ka dështuar t’i ofroj dy ligje të rëndësishme atë të pensionimit të parakohshëm të policëve dhe ligjin për shpëtim dhe zjarrfikëse. Përveç çështjeve të lartcekura për sigurinë në vend, Selimi ka përsëritur se kjo parti nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket dialogut me shtetin serb.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …