Eprori i lartë i UÇK-së, Rexhep Selimi, sot para Gjykatës Speciale ka deklaruar se e ka lexuar tërësisht aktakuzën e re, të ndryshuar, të cilën Zyra e Prokurorit e ka përpiluar kundër tij dhe tre krerëve tjerë të UÇK-së dhe të cilën, më 29 prill e dorëzoi në Gjykatën Speciale. E kam marrë aktakuzën dhe e kam lexuar në tërësi”, u përgjigj Selimi, kur gjykatësi Nicolas Guillou e pyeti nëse i ka lexuar dhe kuptuar akuzat e reja. Rexhep Selimit iu dha fjala sërish, dhe ai u deklarua i pafajshëm për të gjitha krimet për të cilat akuzohet. Natyrisht që i kam lexuar dhe i kam kuptuar, dhe pohoj edhe njëherë se nuk kam të bëj asgjë me krimet e as me akuzat të prezantuara në këtë aktakuzë. I nderuar gjykatës, më lejoni të deklarohem i pafajshëm, sikur në të gjitha pikat e aktakuzës, tha Selimi kur gjykatësi ia dha fjalën për ta deklaruar pafajësinë, nëse dëshiron.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …