Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka paralajmëruar se partitë opozitare do ta pengojnë Kuvendin të mbaj seancën e radhës. Ai është cituar të ketë deklaruar se pjesëmarrja e opozitës në seancën e nesërme do të jetë me kursin e njëjtë si deri më tash duke e bllokuar Kuvendin me mjete të njëjta. ”Ju jeni në dijeni se opozita nuk ka ndërruar kurs në kundërshtimin e agjendës së Qeverisë në Kuvend. Nuk do të ndërrojmë kursin e as metodat e kundërshtimit tonë në Kuvend. Koalicioni PDK-LDK-Lista Serbe, nuk do të mund ta vazhdojnë agjendën e tyre antishtetërore në Kuvend. Pra, sikurse edhe më parë edhe nesër do të jemi në veprim kundër Qeverisë dhe agjendës së koalicionit PDK-LDK-Lista Serbe. Se si do të veprojmë, kjo le të mbetet lajm i ditës së nesërme, ka deklaruar në mes tjerash deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …