Eprori i lartë i UÇK-së, Rexhep Selimi, në fjalën e tij para trupit gjykues në Hagë, është deklaruar se nuk ka të bëjë asgjë me krimet e pretenduara të Gjykatës Speciale. Nuk kam frikë nga drejtësia, por nga padrejtësia duhet të kemi frikë të gjithë, ka thënë Rexhep Selimi në fillim të fjalës së tij. Ai ka folur për periudhën e rinisë së tij kur shqiptarët maltretoheshin nga Serbia dhe largoheshin nga puna. Lash ëndrrat e rinisë, studimet e letërsisë dhe iu bashkova UÇK-së. Rexhep Selimi ai ka folur për rezistencën e familjes Jashari dhe luftën çlirimtare. Donim të kishim një ushtri të organizuar mirë por nuk ia arritëm. Ne nuk kishim kazerma por kishim shtëpi të familjarëve. Luftën nuk do ta zgjidhnim kurrë por ishte e domosdoshme. Serbia kreu qindra masakra”, ka thënë ai.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …