Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi, e ka kritikuar Qeverinë se nuk po vepron kundër interesave të Serbisë në Kosovë. Ai theksoi se përballë Serbisë kërcënuese dhe agresore, udhëheqësit e shtetit të Kosovës po sillen në mënyrë nënshtruese. Kosova e ka Qeverinë dhe kryetarin të dobët dhe të nënshtruar ndaj Serbisë. Kosova dhe shqiptarët nuk kanë frikë nga Serbia e as nga kërcënimet e saj, është shprehur Selimi. Ai ka bërë thirrje të fillojnë procedurat e formimit të Forcave të Armatosura, pavarësisht prej kundërshtimeve të Serbisë, ajo është arsyeja kryesore përse ne duhet të kemi ushtri të fortë dhe të përgatitur mirë.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …