Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një konferencë për media, rreth takimit të kryeministrit të Avdullah Hotit në Uashinton, më 4 shtatorë. Deputeti i kësaj partie, Rexhep Selimi tha se me nënshkrimin e marrëveshjes në SHBA, Hoti e ka zhbërë kufirin ndërmjet të dy shteteve. “Me nënshkrimin e marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me 4 shtator, kryeministri Avdullah Hoti ka zhbërë kufirin ndërmjet të dy shteteve. Edhe në vitin 2011 kishim një marrëveshje të nënshkruar, dhe të gjithëve na kujtohet ku palët i referoheshin ndryshe njëra tjetrës. Në zotimin e tij Hoti vuri nënshkrimin në mos njohjen e Kosovës. Nuk i njeh kufijtë shtetëror të vendit të cilën e qeverisë. Hoti na del të jetë shkelës i ligjit. Duke nënshkruar këtë dokument Hoti ka zhbërë kufirin shtetëror mes Kosovës dhe Serbisë. Por çka përfitoj Kosova nga ky dokument, apo ndryshe çka humbi Serbia nga ky nënshkrim i Hotit”, tha ai.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …