leoni

Erdogan

Rexhep Tajip Erdogan: Jerusalemi nuk është mall për t’u shitur as për t’u blerë

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan deklaroi sot se “Jerusalemi  nuk është mall për t u shitur as për t u blerë”, duke iu referuar planit të paqes për Lindjen e Mesme, të prezantuar nga kryetari amerikan, Donald Trump. “Ata flasin për marrëveshjen e shekullit? Cila marrëveshje? Ky është një projekt për pushtim”, deklaroi Erdogan. “Jerusalemi është linja jonë e kuqe. Jerusalemi nuk është për t’u shitur”, shtoi ai. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu cilësoi si “marrëveshjen e shekullit” planin e Donald Trump gjatë një takimi në Moskë me presidentin rus, Vladimir Poutin. Erdogan, mbështetës i madh i kauzës palestineze, theksoi dje se ky plan, që e prezanton Jerusalemin si kryeqytet të pandarë të Izraelit, ishte absolutisht i papranueshëm. Jerusalemi është një pikë fërkimi në marrëdhëniet mes Turqisë dhe Amerikës tashmë shumë të tendosura për shumë çështje ndërkombëtare.(ATSH)

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …