Rexhep Tajip Erdogan: Kur Turqia dhe Shqipëria bashkojnë duart s’do të ketë asnjë problem që nuk mund të kapërcehet

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit shqiptar theksoi se lidhja mes dy vendeve është shumë e fortë. Kur Turqia dhe Shqipëria bashkojnë duart s’do të ketë asnjë problem që nuk mund të kapërcehet, sipas presidentit turk. Ai gjithashtu përmendi edhe organizon terroriste FETO, duke theksuar se do të zbulohen fytyrat e vërteta të anëtareve të tyre. “Ju përshëndes me ndjenjat më të përzemërta. Jam shumë i lumtur që vizitoj përsëri Shqipërinë me të cilën kemi lidhje të forta dhe humane. Menjëherë pas shpalljes së Republikës së Shqipërisë është bërë një nga marrëveshjet e para me Shqipërinë. Edhe pse ka kufi fizikë mes nesh Shqipëria është fqinji ynë. Marrëdhëniet tona rrënjët i kanë të thella dhe shumë të forta e të palëkundura. Deklarimi i njëanshëm i kryeministrit se Turqia është një nga 5 partneret e Shqipërisë është plotësimi i një tabloje. Ne i kemi ngritur zyrtarisht  marrëdhëniet tona. Do vijojmë të kontribuojmë për paqe. Kur Turqia dhe Shqipëria të bashkojnë duart s’do të ketë asnjë problem që nuk mund të kapërcehet. Besoj se s’do të lejoj që askush të mund ta prishë këtë pamje. Të dashur vëllezërit e mi, kombi turk qëndron pranë atij shqiptar siç ka qenë gjithmonë. Nuk duhet të keni asnjë lloj dyshimi e FETO do zbulojë fytyrat e veta. Shpresoj që miqësia mes dy vende të zgjasë përgjithmonë. Ju lë nën mbrojtjen e Zotit, tha ai. Erdogan mori pjesë në ceremoninë e shpërndarjes së 522 banesave çelësave në Kurbin, të rindërtuara nga financimi i qeverisë turke, pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 që tronditi vendin. Gjatë këtij takimi gjithashtu u nënshkruan edhe shtatë marrëveshje mes qeverisë turke dhe asaj shqiptare.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …