leoni

Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se Jerusalemi nuk është mall për t’ u shitur as për t’u blerë

Rexhep Tajip Erdogan: Një nga gjenocidet më të egra të shekullit të fundit është duke ndodhur pranë nesh në Gaza

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoğan tha se një nga gjenocidet më të egra të shekullit të fundit ndodhi dhe është duke ndodhur pranë nesh në Gaza, raporton Anadolu. Erdoğan mbajti një fjalim në hapjen e mbledhjes së 40-të të Komitetit të Përhershëm për Bashkëpunim Ekonomik dhe Tregtar të Organizatës së Bashkëpunimit Islam. Një nga gjenocidet më të egra të shekullit të fundit ndodhi dhe është duke ndodhur pranë nesh në Gaza”, tha Erdoğan duke theksuar se: Regjimi sionist dhe mbështetësit e tij që 13 muaj kanë bërë çdo lloj persekutimi, çdo lloj gjenocidi. Por, nuk arritën t’i gjunjëzojnë vëllezërit tanë palestinezë”. Erdoğan njoftoi se deri më tani me mbështetjen e autoriteteve egjiptiane kanë dërguar mbi 85 mijë tonë ndihma humanitare në Gaza. Presidenti turk i dërgoi edhe një mesazh botës islame. “Është tejet e rëndësishme që bota islame duke lënë anash mosmarrëveshjet të mbështesë popullin palestinez dhe libanez në luftën e tyre të drejtë”, theksoi Erdoğan.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …