Kryetari i Turqisë Rexhep Tajip Erdoğan, ka deklaruar se nuk ka asnjë ndryshim midis asaj që kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po bën në sulmet disamujore në Gaza, kundër palestinezëve dhe asaj që bëri dekada më parë udhëheqësi nazist, Adolf Hitler, kundër hebrenjve raporton Anadolu. Duke iu referuar akademikëve në Amerikë dhe gjetkë që pushohen nga puna ose censurohen për mbrojtjen e tyre ndaj palestinezëve, Erdoğan theksoi se ashtu si 80 vjet më parë në Gjermaninë naziste, sot studiuesit në mbarë botën që kanë guximin të dënojnë shtypjen dhe persekutimin në Gaza po përballen me presione dhe kërcënime. Për studiuesit që përballen me presion për mbrojtjen e dinjitetit njerëzor në Gaza, tha Erdoğan, dyert e universiteteve turke janë të hapura për ta. Ne e kuptuam se institucionet që flasin shumë dhe shpenzojnë buxhete të mëdha, janë plotësisht boshe kur bëhet fjalë për Izraelin dhe mizoritë e tij. Nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së te organizatat e mediave, nga BE-ja te grupet gazetareske, të gjitha institucionet që shërbejnë si apostuj të demokracisë kanë dështuar lidhur sulmet izraelite në Gaza, tha Erdogan.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …