Erdogan

Rexhep Tajip Erdogan shpreson për marrëdhënie më të mira me Donald Trumpin

Kryetari i Rusisë, Rexhep Tajip Erdogan rreshtohet në krahun e liderëve botërorë që shpresojnë në ngrohjen e marrëdhënieve të vendeve të tyre me Amerikën pasi në krye të Shtëpisë së Bardhë të vendoset Donald Trump. Fitorja e miliarderit në zgjedhjet e 8 nëntorit krijoi shumë pakënaqësi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke përfshirë këtu dhe një pjesë të establishmentit republikan, por jashtë kufijve, ata që patën fërkime me administratën Obama, presidencën e Trump e shohin si mundësi të mirë për një fillim të ri.  “I telefonova Trumpit ditën pas fitores dhe ai mu përgjigj. Të dy ramë dakord se duhet bërë shumë për sa i takon të ardhmes së marrëdhënieve amerikano-turke. Unë vetë nuk mendoj se ai do të ndjekë një linjë aq të ashpër kundër myslimanëve. Në fakt, pas atyre që tha gjatë fushatës e ka korrigjuar veten në deklaratat e fundit mbi këtë çështje”, u shpreh Erdogan.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …