Kryetari turk, Erdogan

Rexhep Tajip Erdogan: Turqia është e gatshme të organizojë një takim midis Ukrainës e Rusisë për t’i dhënë fund luftës

Turqia është treguar e gatshme për të organizuar një takim të nivelit të lartë midis Ukrainës dhe Rusisë për t’i dhënë fund luftës, ka deklaruar kryetari i vendit, Rexhep Tajip Erdogan,  pas bisedimeve që pati me kryetarin e Ukrainës, Vladimir  Zelenski në Stamboll. Erdogan ka saktësuar me këtë rast se Ankaraja zyrtare  mbështet integritetin territorial të Ukrainës. Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me zotin Zelensky, Presidenti Erdogan tha se kishte diskutuar zhvillimet në lidhje me luftën në detaje, si dhe sigurinë e lundrimit në Detin e Zi, përfshirë marrëveshjen mbi eksportet e drithit, nga e cila Rusia u tërhoq në gusht të vitit të kaluar. Para takimit,  Zelenskiy vizitoi një kantier detar pranë Stambollit për të inspektuar punën e prodhimit të dy luftanijeve për forcat detare të Ukrainës. Turqia është anëtare e NATO-s dhe ka mbështetur integritetin territorial të Ukrainës, por gjithashtu ka ruajtur marrëdhëniet e mira me Rusinë dhe flet rregullisht me të dyja palët në konflikt. Ajo ishte e angazhuar në ndërmjetësimin e bisedimeve për arritjen e marrëveshjes për eksportin e grurit përmes Detit të Zi, e cila hoqi një bllokadë de fakto ruse të eksporteve të grurit ukrainas.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …