Duke komentuar raportin e Parlamentit Evropian, ku thuhet se vazhdimi i anëtarësimit të Ankarasë në BE është i pamundur në rrethanat aktuale, kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se vendi i tij mund të ndahet nga rruga drejt Bashkimit Evropian. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me raportin e PE-së për Turqinë, të miratuar në fillim të kësaj jave, i cili i bëri thirrje BE-së të konsideronte miratimin e një “kornize paralele dhe realiste” për marrëdhëniet me Ankaranë, kryetari turk Erdogan tha se Bashkimi Evropian po përpiqet të ndahet nga Turqia. Gjatë kësaj periudhe kur Bashkimi Evropian po bën lëvizje për t’u ndarë nga Turqia, ne do të japim vlerësimin tonë në lidhje me këto zhvillime dhe pas këtyre vlerësimeve, ne mund të ndahemi me BE-në nëse është e nevojshme”, tha lideri Erdogan para gazetarëve përpara udhëtimit drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Turqia qe 24 vjet ka fituar statusin kandidat për anëtarësim në BE, por procesi është bllokuar vitet e fundit për shkak të shqetësimeve të Brukselit për të drejtat e njeriut dhe respektimin e shtetit të së drejtës në Turqi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …