Turqia

Rexhep Tajip Erdogan: Turqia nuk pret më asgjë nga Bashkimi Evropian, i cili na ka mbjtë me premtime për 40 vjet

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka deklaruar se  Ankaraja zyrtare nuk pret më asgjë nga Bashkimi Evropian. Ne i kemi mbajtur të gjitha premtimet që ia kemi bërë BE-së, ndërsa ata nuk e kanë përmbushur pothuajse asnjë zotim”, tha ai para fillimit të sesionit të ri parlamentar në Ankara. Erdogani saktësoi se nuk e ka ndër mend të tolerojë kërkesa të reja, apo kushte në procesin e anëtarësimit të Turqisë në bllok. Zemërimi i Erdoganit e ka burimin edhe nga një vendim i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila e kritikoi Turqinë të enjten e kaluar për dënimin e një mësimdhënësi pas përpjekjeve të puçit ushtarak në vitin  2016. Vendimi i gjykatës se të drejtat e tij qenkan  shkelur mund ta krijojë një precedent të fuqishëm, në një kohë kur gjykata me bazë në Strasburg ka para vetes mijëra raste të ngjashme. Turqia e fajëson  grupin  puçist të udhëhequr nga kleriku turk me vendbanim në Shtetet e Bashkuara, Fetullah Gulen, për puçin e dështuar për ta rrëzuar nga pushteti, ku pati qindra të vrarë. Vendimi i gjykatës së Strasburgut ishte goditja e fundit, Turqia nuk do t’ia kthejë shpinën luftës kundër këtij grupi tradhtarësh, tha Erdogan.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …