Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se Ukraina dhe Rusia duket se kanë arritur “një mirëkuptim për katër nga gjashtë temat e diskutuara gjatë negociatave. Duke folur me gazetarët pas kthimit nga samiti i NATO-s në Bruksel, Erdogan tha gjithashtu se do të flasë sot me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe me homologun rus, Vladimir Putin gjatë fundjavës “ose gjatë ditëve të para të javës së ardhshme”. “Janë gjashtë tema që po diskutohen ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, mes tyre duket se ka një mirëkuptim për dy prej tyre”, tha ai. “Fillimisht, Ukraina ishte kundër për këtë çështje, por më vonë, Zelensky filloi të shprehej se mund të tërhiqej nga anëtarësimi në NATO. Një çështje tjetër është pranimi edhe i gjuhës ruse si gjuhë zyrtare. Këtë e pranoi edhe Zelensky. Rusishtja është një gjuhë që flitet. Pothuajse kudo në Ukrainë. As në këtë pikë nuk ka asnjë problem. Erdogan tha gjithashtu se komentet e Zelenskyt për nevojën e një referendumi për kompromise me Rusinë ishin lëvizje e zgjuar”. Presidenti ukrainas tha të hënën se çdo ndryshim kushtetues që lidhet me garancitë e sigurisë në vend do të duhet të vendoset përmes një referendumi dhe jo vetëm nga ai.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …