leoni

Rezoluta e KE-së sipas kutit të Beogradit gjithnjë në dëm të Kosovës

Këshilli për Politikë të Jashtme i Parlamentit Europian ka miratuar projektin e Rezolutës për Kosovën, duke marrë për bazë të gjitha propozimet e Serbisë dhe asnjë të Shqipërisë. Rezoluta  përshëndetet nënshkrimi e së ashtuquajturës MSA, arritjen e marrëveshjeve nga dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës e Beogradit, e sidomos Marrëveshja për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

Projektrezoluta në Këshill u miratua me 37 vota për dhe 12 kundër, kurse 9 abstenuan. 
Në projektrezolutë shprehet shqetësimi për “mungesë të përparimit në luftën kundër korrupsionit në nivel të lartë dhe krimit të organizuar, si dhe sikur thuhet për mungesë rezultatesh në hetime e dënime”. Lunaçek në projekt ka inkuadruar edhe formulimin sipas të cilit “Parlamenti Europian të marrë në dije vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për hapat e përkohshëm që shtyjnë zbatimin e çfarëdo akti legal për Asociacionin e Komunave Serbe”.

Në amendamentet e paraqitura kërkohen kompromise të mëtejme nga autoritetet në Kosovë me qëllim sikur nënvizohet të vazhdojnë riparimin e trashëgimisë fetare e kulturore serbe, kërkojnë nga autoritetet e Kosovës të bashkëpunojnë me Qeverinë serbe dhe me Kishën ortodokse serbe në përcaktimin e sistemit për përparimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare në Kosovë. Në projektrezolutë theksohet nevoja për krijimin e kushteve për kthimin e të zhvendosurve dhe të ikurve nga Kosova. 

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …